Deputeti për Abazoviqin: E këndshme për ne që një shqiptar të jetë kryeministër i Malit të Zi

Këtë të premte, qeveria e Malit të Zi e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq nuk e ka kaluar mocionin e mosbesimit, rrjedhimisht është rrëzuar. Pro rrëzimit kanë votuar 43 deputetë ndërsa kundër kanë votuar 11 të tjerë. Kryeministër i ri, pritet të jetë shqiptari Dritan Abazoviq që pritet ta formojë qeverinë e pakicës. Deputeti shqiptar në […]

Këtë të premte, qeveria e Malit të Zi e udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq nuk e ka kaluar mocionin e mosbesimit, rrjedhimisht është rrëzuar.

Pro rrëzimit kanë votuar 43 deputetë ndërsa kundër kanë votuar 11 të tjerë. Kryeministër i ri, pritet të jetë shqiptari Dritan Abazoviq që pritet ta formojë qeverinë e pakicës.

Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Genc Nimanbegu, ka thënë që do të ishte e pranueshme që një shqiptar të jetë kryeministër i Malit të Zi.

“Abazoviq vjen nga një parti promalazeze dhe ai nuk garon si shqiptar në zgjedhje parlamentare, siç garojmë ne dhe synimet e subjekteve tjera politike janë më të ndryshme se subjektet nacionale shqiptare – temat nacionale ata nuk i kanë të afërta. Gjithsesi, ne si shqiptarë do të kemi të këndshme dhe të pranueshme që shqiptari të jetë kryeministër i Malit të Zi. Kjo është një pozitë e cila ndoshta mund në të ardhmen të ndryshojë marrëdhëniet ndëretnike”, ka thënë Nimanbegu në një intervistë në Klan Kosova.

“Qeveria e kaluar ka ra sepse ka qenë kundër diçkaje, nuk kishin programe të ngjashme dhe nuk kishin synime politike të përafërta dhe çdolloj qeverisje duhet të jetë e qartë. Duhet të dakordohemi për procese që ende mund të krijojnë jostabilitet politik në Mal të Zi”, tha tutje Nimanbegu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?