Deputeti Haxhiu: Kërkojmë shkarkimin e bordit të ZRRE-së

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka vendosur për shtrenjtim të energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat në muaj, që sipas deputeti të PDK’së Bekim Haxhiut ishte befasues se si kjo qeveri qëndroi mbrapa vendimit të ZRRE’së, dhe nuk patë vullnet për të që të ndryshohet në kuvend shkruan Periskopi. Z.Haxhiu menjëherë […]
Z.Haxhiu menjëherë pas kësaj seance, ka folur për Periskopin në kuvend, ku theksoi se ky vendim i fundit për energji elektrike do të rëndoi jetën e qytetarëve.
Ai tha se PDK do të kërkoi seancë për të diskutuar dhe për të kërkuar shkarkimin e bordit të ZRRE-së.
Prononcimi:
Është vendim arbitrar është vendim kundër vullnetit të qytetarëve. Të gjithë qytetarët kanë kërkuar të mos ketë shtrenjtim sepse do të rëndoi jetën e tyre, sepse do të ketë impakt të shumëfishtë në jetën e tyre. Për veç atij shtrenjtimi të produktit të konsumit të përditshëm ditor që kanë ndodhur në muajt e kalum, do të ketë edhe një impakt shtesë, në rishtrenjtimin e produkteve të konsumit ditor përfshirë këtu edhe shtrenjt8imin që ka ndodhur me derivate, pra do të ketë një kosto të lartë për jetesën e qytetarëve.
Pra më befasoi sepse ata që kanë marrë mandatin që me u shërby qytetarëve, me ua lehtësu jetën jetesën qytetarëve, sot qëndruan prapa vendimit të ZRRE për shtrenjtimin e energjisë elektrike, nuk patën vullnet që të kuvend të ndryshohet ky vendim dhe të shkarkohet ky bord i ZRRE-së i cili ka sjellur këtë krizë me këtë qeveri, ku shtrenjtimin i jetës së qytetarëve dhe energjisë, kalon mundësit e pagesës së çdo qytetari në Kosovë. Do të kërkojmë seancë sërish për të debatuar dhe për të kërkuar shkarkim të bordit të ZRRE-së, tha deputeti Haxhiu për Periskopi.












