Del dokumenti: Prindoni kishte rrahur zyrtarin e lartë të MPJ’së

Del dokumenti: Prindoni kishte rrahur zyrtarin e lartë të MPJ’së

Bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu publikisht ka sulmuar mediat në Kosovë. Para dy ditësh ai ka eskaluar duke i quajtur “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”. Kundër këtyre sulmeve pati reagime të ashpra përfshirë edhe eurodeputetetn Viola Von Cramon, ambasada, e organizata ndërkombëtare. Pas këtyre Sadriu jo vetëm që nuk kërkoi falje por vazhdoi edhe […]

Kundër këtyre sulmeve pati reagime të ashpra përfshirë edhe eurodeputetetn Viola Von Cramon, ambasada, e organizata ndërkombëtare. Pas këtyre Sadriu jo vetëm që nuk kërkoi falje por vazhdoi edhe më tej t`i sulmoj mediat.

Përkundër që Sadriu është edhe zyrtarë i MPJ-së ndaj tij lidhur me këto sulme ky dikaster qeveritarë që drejtohet nga bashkëpartiakja e Vjosa Osmanit, Donika Gërvalla nuk ka marrë asnjë masë ndaj tij.

Por ky nuk është skandali i vetëm i bashkëshortit të Presidentes Osmani

Prindon Sadriu, dyshohet se avancuar jashtligjshëm në detyrë, u përfshi në përleshje fizike me kolegë të punës, kërkoi kompenzim për terapinë kundër Covid-19 dhe kërkoi kompenzim për derivate.

Para një viti se si Prindon Sadriu ishte përfshirë në përleshje fizike me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për të cilin veprim edhe ishte denoncuar nga Drejtori i Përgjithshëm në MPJ, Albert Prenkaj.

Ai përmes një letre dërguar ministrit të athershëm kishte përmendur këtë dhe arsye të tjera pse Sadriu nuk ka kompetencë e as vlerësim që të ushtroj detyrën me gradën ministër.

Pavarësisht kësaj, Sadriu ishte graduar në gradën ministër nga ish ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Gazeta Insajderi, ka siguruar letrën që Prenkaj i kishte dërguar ministit, me datë 18 korrik 2019, dy ditë pas gradimit të Sadriut. Në këtë letër Prenkaj tregon se si Sadriu, kishte fyer dhe pastaj ishte përfshirë në përleshje fizik me Lulzim Mjekun, atë kohë drejtor për Çështje Politike në MPJ.

“Gjatë organizimit të një takimi jo formal me dy studentët që morrën pjesë në Universitetin verorë të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, gjegjësisht nga këshilltari Besnik Hoti, asistuar nga Drejtori për Çështje Politike, z.Lulzim Mjeku në ambientet e MPJ-së, Prindon Sadriu ka ngacmuar dhe fyer z.Mjeku, gjë që ka shkaktuar eskalimin e situatës deri në përleshje fizike”, thuhet në letrën.

Prenkaj, kishte deklaruar se Sadriu nuk ka kompetencë e as vlerësim që të ushtroj detyrën me gradën ministër.

“Duke marrë parasyshë se z.Sadriu për pak muaj ka qenë nxitës i konflikteve verbal dhe fizike, çfarëdo vlerësimi dhe reference për ngritje në gradë, invalidohet. Për më tepër, z.Sadriu nuk posedon as nivel të kompetencës dhe as vlerësim se është në gjendje të ushtroj detyrën me gradë të Ministrit”, thuhej në letrën e Prenkaj.

Por pavarësisht kësaj, Sadriut i ishte dhënë grada diplomatike Ministër dhe një mandat 4-vjeçar në Shkup.

Nuk ishte ndalur me kaq. Edhe para një viti Prindon Sadriu ka pasur një “betejë virtuale” me ambasadorin e atëhershëm të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedajn.

Dedaj sipas komunikimeve elektronike të datës 25 janar 2021, i kërkoi Sadriut që stafi diplomatik duhet të respektojë urdhëresën e MPJD-së për paanësi në procesin  elektoral për Zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës të datës 14 shkurt 2021.

Kurse Sadriu, sipas këtyre komunikimeve me email i kujton shefit të tij, Gjergj Dedajt, se mbanë disa pozicione zyrtare, mes tyre: Diplomat karriere i gjeneratës së parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nënkolonel në Ministri të Mbrojtjes dhe Zotëria i Parë në Detyrë i Republikës së Kosovës. 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?