Deklarohet NATO: S’kemi parë shenja se po zvogëlohet prezenca ruse në kufi me Ukrainën

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se njoftimi nga Rusia për tërheqjen e trupave ruse, jep shpresë për optimizëm, por aleanca pret të shoh ‘deeskalim real’, transmeton Periskopi. Para takimit të ministrave të mbrojtjes së shteteve anëtare të NATO-s, Stoltenberg tha se: “Zhvillimet e reja japin shpresë kaotike, por në terren ne nuk […]
Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se njoftimi nga Rusia për tërheqjen e trupave ruse, jep shpresë për optimizëm, por aleanca pret të shoh ‘deeskalim real’, transmeton Periskopi.
Para takimit të ministrave të mbrojtjes së shteteve anëtare të NATO-s, Stoltenberg tha se: “Zhvillimet e reja japin shpresë kaotike, por në terren ne nuk kemi parë ndonjë shenjë të deeskalimit. Deri më tash ne nuk kemi parë shenja se po zvogëlohet prezenca ushtarake në kufinjët e Ukrainës, por ne do të vazhdojmë të monitorojmë. Rusia ka vendosur forca luftarake “të pa parë që nga Lufta e Ftohtë’.
Në fund, ai tha se duhet të ndalen provokimet dhe të fillojnë përpjekjet për zgjidhje diplomatike të situatës./Periskopi/












