Dardan Molliqaj del sot para Gjykatës, Prokuroria kërkon paraburgim për të

Dardan Molliqaj del sot para Gjykatës, Prokuroria kërkon paraburgim për të

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, do të dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ai është arrestuar mbrëmjen e së martës para studios së “Pressing”, ku ishte i ftuar për intervistë. Zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se seanca do të mbahet në orën 14:30. “Seanca është caktuar të mbahet në orën 14:30”, […]

Zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se seanca do të mbahet në orën 14:30.

“Seanca është caktuar të mbahet në orën 14:30”, ka thënë Gashi për Express.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur dje kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistit të kësaj partie Adem Megjuani.

Paraburgimi ndaj tyre po kërkohet në drejtim të veprës penale “sulmi ndaj personit zyrtar”.

Lajmin e ka bërë të ditur për Express zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) të ndaluarve, në drejtim të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka konfirmuar Ulaj.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, Partia Socialdemokrate ka kërkuar që të lirohen menjëherë kryetari i partisë, Dardan Molliqaj dhe aktivisti Adem Megjuani, të cilët u arrestuan lidhur me protestën e së shtunës që u mbajt kundër propozimit për shtrenjtim të rrymës.

Sipas PSD-së, Megjuani është lajmëruar vetë në polici ndërsa Molliqaj u arrestua në oborrin e televizionit T7, ku edhe ishte planifikuar që të jepte intervistë për emisionin “Pressing”.

Pas arrestimit, të dy me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?