Çka po shkon keq me planin e vizitës së Kurtit në ShBA? Luan Dalipi? Letra e Blinken? Tjetër?

Çka po shkon keq me planin e vizitës së Kurtit në ShBA? Luan Dalipi? Letra e Blinken? Tjetër?

Sot një vit Lëvizja Vetëvendosje fitoi ‘referendumin’. Albin Kurti ishte kriktikuar shumë për raportet jo të mira, ose një gjuhe jo të përshtatshme në raport me aleatin më të madh të Republikës së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, disa muaj pas fitores së VV-së, Albin Kurti si kryeministër, duke folur për raportet e […]

Sot një vit Lëvizja Vetëvendosje fitoi ‘referendumin’. Albin Kurti ishte kriktikuar shumë për raportet jo të mira, ose një gjuhe jo të përshtatshme në raport me aleatin më të madh të Republikës së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, disa muaj pas fitores së VV-së, Albin Kurti si kryeministër, duke folur për raportet e shkëlqyera me ShBA-të, pati paralajmëruar edhe vizitë atje. 

Në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po në fund të atij muajit (nëntor 2021). Por sot jemi më 14 shkurt 2022 – një vit nga fitorja dërrmuese e Vetëvendosjes, dhe kryeministri Kurti nuk ka shkuar ende në ShBA.

Më 3 nëntor 2021, në Ajova kishte shkuar për vizite ministrja e Punëve të Jashtme, znj.Donika Gërvalla.

Në atë vizitë, gazeta Metro kishte njoftuar se duhej dhe ishte planifikuar të ishte edhe kryeministri Albin Kurti. Vizita e Kurtit në ShBA atëkohë, nuk u realizua sipas Metrosë, shkaku që kryeministri nuk kishte  arritur të aranzhonte asnjë takim të nivelit të lartë në Amerikë.

Pyetjeve të gazetarëve për një vizitë në ShBA, Kurti do t’u përgjigjej kah mesi i nëntorit duke thënë se në fund të atij muaji do të ndodhte vizita.

“Mirëpo, në SHBA do të udhëtoj në nëntor. Bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që unë besoj që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë”, kishte thënë Kurti kështu, herë për gazetarët e herë në Kuvendin e Kosovës.

Këtë deklaratë, kryeministrit do t’i binte shpesh ta jepte veçse tani duke e ndërruar kohën/muajin.

Ai pati folur edhe në Kuvendin e Kosovës, me të njëjtën përgjigje. Nëntori, fundi i vitit, fillimi i vitit 2022.

Cila është përgjigja që zakonisht jep Kurti kur pyetet për vizitën në ShBA?

“Luan Dalipi po merret me këtë…”

“Shefi i stafit të kryeministrit, z.Luan Dalipi është duke e përgatitur vizitën time në SHBA në fillim të vitit të ardhshëm, mirëpo ne nuk do të njoftojmë për takime të veçanta pa u bërë programi i plotë”, tha Kurti më 30 nëntor 2022, kur u pyet sërish nga gazetarët lidhur me vizitën në ShBA, për të cilën foli.

Luan Dalipin, shefin e stafit në Kryeministri, Kurti do ta përmendte shpesh edhe pas kësaj dite. Ai do të deklaronte edhe herëve të tjera se ‘Luan Dalipi po merret me këtë’.

Sidoqoftë, nuk dihet nëse shefi i Stafit, Luan Dalipi nuk po ia del të aranzhojë një vizitë të kryeministrit Kurti në Amerikë, apo Amerika tani duket shumë e zënë me situata të tjera nëpër botë, si për shembull me situatën alarmante në Ukrainë.

Letra e Sekretarit amerikan, Antony Blinken, la të kuptohej se në fakt, Amerika nuk do të kishte shumë kohë – ose nuk do ta kishte kohën që ne imagjinonim për Ne.

Në letrën e Blinken dërguar kryeministër Kurtit, Sekretari ameriakn i Shtetit, jep rekomandime të qarta se Kurti duhej të punonte me ambasadorin e ri amerikan në Prishtinë, z.Jeff Hovenier si dhe me Emisarin Gabriel Escobar.

Ky i fundit para pak ditësh qëndroi për vizitë në Kosovë ku dha mesazhet e qarta rreth dialogut me Serbinë, që duhet të rezultojë me njohje dhe që duhet respektuar të gjitha marrëveshjen e arritura.

Në situatën e tanishme me Ukrainën, s’do mend që Amerika është tepër e zënë për të pritur krerë shtetesh që s’kanë të bëjnë me këtë punë. Por, shpresojmë që në Ukrainë lufta s’do të nis. Dhe, pse jo, shpresojmë që Kurti ta realizojë vizitën e paralajmëruar në ShBA.  /Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?