Bujqit paralajmërojnë protesta radikale në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre

Bujqit paralajmërojnë protesta radikale në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre

Tahir Tahiri nga Sindikata e Bujqve ka paralajmëruar protesta radikale dhe të gjata në rast se kërkesat e tyre për subvencionimin e materialëve bazë të kulturave bujqësore nga Ministria përkatëse të mos merret parasysh.  Tahiri ka thënë se bujqit janë duke u ballafaquar me një situatë tejet të vështirë për shkak të rritjeve të çmimeve, madje […]

Tahiri ka thënë se bujqit janë duke u ballafaquar me një situatë tejet të vështirë për shkak të rritjeve të çmimeve, madje ka bujq që po heqin dorë nga prodhimtaria për shkak të pamundësisë financiare.

“Të hënën kemi qenë te ministri Faton Peci. I kemi parashtruar kërkesat tona. Bujqit po ballafaqohen tash e sa kohë me situatën e keqe. Kohëve të fundit, nga kjo krizë e fundit globale, kemi shtrenjtim marramendës të materialit bujqësor dhe kemi presion të madh nga bujqit për t’iu gjet në ndihmë në këtë situatë të vështirë. Ne si Sindikatë e kemi obligim këtë. Zgjidhja e këtij problemi është dora e shtetit si ndihmë për bujqit. Investimet tash janë shumë të mëdha, dhe nuk e di a do të mund të fitojnë nga shitja e produkteve e tyre. Disa bujq kanë hequr dorë nga prodhimtaria, ndërsa disa fermerë po i shesin blegtoritë në pamundësi për t’i mbajtur. Rritja e çmimeve është ndikuesi më i madh. Shteti duhet të ndihmojë bujqit tani me subvencionimin e plehrave azotike dhe për plehra fosforike. Mirëpo me këto çmime bujqit kanë hamendje, a të hyjnë në prodhimtari apo jo. Ne kemi kërkuar nga ministri Peci që ndihma te plehrat të jetë 40 për qind, te fara çmimet janë rritur 100 për qind dhe nafta të paguhet 50 për qind. Mekanizmi i fundit është protesta, ne do t’i shfrytëzojmë mekanizmat e dialogut dhe me shkrim paraprakisht. Nëse këto nuk funksionojnë, do të vazhdojmë me protesta të cilat po kërkohen të jenë radikale dhe shumë të gjata”, ka thënë Tahiri në emisionin “SOT”.

Ai ka kërkuar që buxheti për bujqësinë të jetë dyfish më i madh, por është i vetëdijshëm që një gjë e tillë është shumë e vështirë të ndodhë.

“Bujqit kanë pasur nevoja shumë të mëdha, dhe asnjë qeveri nuk ka mundur t’i dalë në ndihme bujqve siç duhet. Buxheti për bujqësinë të jetë dyfish më i madh. Mirëpo, ne po e dimë buxhetin e Kosovës dhe në çfarë gjendje është shteti. Nuk kemi shumë shpresa për këtë. Kemi kërkuar edhe më herët që ai buxhet që është të mos keqpërdoret, por të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur. Tani me ministrin Peci dhe Qeverinë e re po shohim sinjale pozitive sa i përket kësaj çështje”, deklaroi Tahiri.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?