Borrell akuzon Rusinë se po e përdor energjinë për përfitime gjeopolitike

Borrell akuzon Rusinë se po e përdor energjinë për përfitime gjeopolitike

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell deklaroi sot në Uashington, pas takimit të Këshillit të Energjisë SHBA-BE, se Rusia nuk heziton të përdorë furnizimet e saj të rëndësishme energjetike në Evropë si një instrument për përfitime gjeopolitike. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Borrell bëri thirrje për diversifikimin […]

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me sekretarin e Shtetit Antony Blinken, Borrell bëri thirrje për diversifikimin e burimeve të energjisë për të reduktuar varësinë nga Rusia, furnizuesi kryesor i gazit natyror në Evropë, dhe për të siguruar stabilitetin e tregut të gazit, i cili sot është 10 herë më i shtrenjtë në BE se një vit më parë.

“Sot, ne kemi dërguar një mesazh të fortë të vendosmërisë së ndërsjellë për të forcuar sigurinë energjetike në BE dhe mjedisin tonë të afërt. E kam fjalën për Ukrainën, por edhe për Ballkanin Perëndimor”, tha Borrell.

Ai theksoi rëndësinë e punës së përbashkët ndërmjet BE-së dhe Shteteve të Bashkuara në kalimin nga lëndët djegëse fosile në burimet e rinovuara të energjisë, përkatësisht në përmbushjen e qëllimit përfundimtar të neutralitetit klimatik.

Borrell i kushtoi një rëndësi të madhe përgjigjes unike që BE-ja dhe SHBA-ja kanë ndaj kërcënimeve ruse në Evropën Lindore.

Ai theksoi se Moskës i është bërë vazhdimisht thirrje për de-përshkallëzimin e situatës dhe se aktivitetet diplomatike po vazhdojnë në nivele të ndryshme.

“Ne besojmë se një zgjidhje diplomatike është ende e mundur dhe kjo është një prioritet i qartë. Në të njëjtën kohë, ne jemi të vendosur se çdo agresion i mëtejshëm kundër Ukrainës do të ketë pasoja të mëdha. Shpresojmë për më të mirën, por po përgatitemi për më të keqen”, tha Borrell.

Kreu i diplomacisë së BE-së arriti në përfundimin se nëse Rusia vazhdon me agresion, aktivitetet e BE-së dhe SHBA-së do të koordinohen, duke përfshirë sanksionet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?