Bislimi thotë se nuk i intereson Dardan Molliqaj: Unë e di që nuk i është përgjigjur policisë

Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se s’ka asgjë politike në arrestimin e kryetarit të Partisë Social-Demokrate , Dardan Molliqaj. “Ka zero involvim politik. Z.Molliqaj as nuk është arrestuar se është ish-koleg i ynë apo koleg i ynë, është arrestuar për veprimin që ka bërë dhe për shkak se ftesës së policisë për intervistim […]
Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se s’ka asgjë politike në arrestimin e kryetarit të Partisë Social-Demokrate , Dardan Molliqaj.
“Ka zero involvim politik. Z.Molliqaj as nuk është arrestuar se është ish-koleg i ynë apo koleg i ynë, është arrestuar për veprimin që ka bërë dhe për shkak se ftesës së policisë për intervistim nuk i është përgjigjur. Ky është versioni që unë e di. Kam zero kohë dhe zero interesim që të merrem me dikë si Dardan Molliqaj”,ka thënë ai në Desku.
”Unë jam aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, si aktivist i LVV-së unë kam simpati për zërin aktiv të qytetarëve, kur kundërshtojnë procese. Në qoftë se unë gaboj diçka në negociata, do të isha i lumtur nëse qytetarët mundohen të më ndalin me protesta”, ka thënë Bislimi./PERISKOPI/












