Bislimi i shqetësuar me Borrellin, thotë se është ankuar për të në dy adresa që nuk i bën të ditura

Bislimi i shqetësuar me Borrellin, thotë se është ankuar për të në dy adresa që nuk i bën të ditura

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se pala kosovare është e shqetësuar me anshmërinë e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell. Bislimi ka thënë në “DESKU”  se Borrelli po nxjerr qëndrime që jodomosdoshmërisht janë të Bashkimit Evropian. “Në muajt e kaluar kemi pasur një seri të […]

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se pala kosovare është e shqetësuar me anshmërinë e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Bislimi ka thënë në “DESKU”  se Borrelli po nxjerr qëndrime që jodomosdoshmërisht janë të Bashkimit Evropian.

“Në muajt e kaluar kemi pasur një seri të situatave, kur deklarimet e z.Borell, qoftë përmes mediave sociale, qoftë në konferenca për media, jo domosdoshmërish kanë qenë në funksion të krijimit të besimit në proces dhe jodomosdoshmërisht kanë qenë në harmoni me qëndrimin që do të mbante z.Borrell si ombrellë, dhe këto janë shqetësime edhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Ka disa indikatorë që tregojnë se z.Borrell jo domosdoshmërisht po arrin ta ruajë paanshmërinë dhe jodomosdoshmërisht po nxjerr qëndrime që janë qëndrimet e Bashkimit Evropian”, ka thënë Bislimi.

Ai ka shtuar se e ka ngritur shqetësimin e tij edhe me partnerë nga Brukseli por edhe në dy adresa të tjera, të cilat nuk ka dashur t’i bëjë të ditura.

Ndërkohë, duke folur për dialogun, Bislimi ka thënë se në këto 10 vite të këtij procesi, ka pasur afrim por edhe largim të palëve kosovare dhe asaj serbe.

Ndërkaq, i pyetur se nëse do të ruhet RKS-ja në marrëveshjen për targa, Bislimi ka thënë se nëse del që Kosova ka pranuar targa me vetëm KS, atëherë dihet se ku duhet të kërkohet përgjegjësia.

“Ajo që mund të ndodhë është që brenda opsioneve të ofruara, pala kosovare të shkurtojë listën e një apo dy pastaj të vijë e të marrë konfirmimin e nivelit politik, se cila është e pranueshme për ne. Nëse në fund del që Kosova ka pranuar targa me KS dihet se ku duhet të kërkohet përgjegjësi. Unë po them që është një proces që është në vazhdimësi”, është shprehur Bislimi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?