Bieber kundërshton një indeks që e rendit Serbinë të parën në rajon për demokraci: Pse s’është Kosova?

Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Florian Bieber është habitur me indeksin e “Economist Intelligence”, divizionit të kërkimit dhe analizës së kompanisë simotër të gazetës londineze “The Economist”. EIU e ka renditur Serbinë më së larti nga të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në indeksin e demokracisë. Kjo e ka habitur analistin Bieber, i […]
EIU e ka renditur Serbinë më së larti nga të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në indeksin e demokracisë. Kjo e ka habitur analistin Bieber, i cili pyet se pse nuk është përfshirë Kosova në këtë listë dhe me çfarë baze Serbia është renditur si më e mira nga 6-shja e Ballkanit.
“Indeksi i çuditshëm i demokracisë nga EIU. Ende e injoron Kosovën dhe e rendit Serbinë më mirë duke përfshirë në procesin zgjedhor dhe pluralizmin sesa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Pse nuk përfshihet Kosova dhe cila është baza për ta renditur Serbinë më të mirën në BB6 për sa i përket demokracisë? Nuk përputhet me indekset e tjera dhe realitetin”, ka shkruar Bieber në Twitter.
Strange Democracy Index by @TheEIU. Still ignores ?? & ranks ??better including in electoral process and pluralism than????. Why is Kosovo not included & what is basis for ranking Serbia best in WB6 in terms of democracy? Doesn’t match other indices and reality. pic.twitter.com/iknBN8CRmU
— Florian Bieber (@fbieber) February 10, 2022












