Biden synon të luftojë kancerin, ja programi i tij

Presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, shpreson të ulë shkallën e vdekshmërisë nga kanceri me të paktën 50% gjatë 25 viteve të ardhshme. Për ta arritur këtë, ai do të përdorë programin e quajtur “Cancer Moonshot”, një nismë e administratës ish-presidentit Obama. Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan e paraqet këtë betejë si diçka shumë personale, […]

Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan e paraqet këtë betejë si diçka shumë personale, pasi djali i tij vdiq në vitin 2015 në moshën 46-vjeçare nga tumori në tru. Pikërisht atëherë Biden nisi këtë iniciativë, të cilën tani dëshiron ta “risjellë”.

“Vdekshmëria nga kanceri është ulur tashmë me 25% në 20 vitet e fundit falë reduktimit të pirjes së duhanit, por edhe përmirësimit të trajtimeve dhe diagnostikimit sa më të hershëm. Qeveria e SHBA dëshiron të vazhdojë këto përpjekje dhe të përmirësojë trajtimin në dispozicion të pacientëve. Qëllimi është “t’i japim fund kancerit siç e njohim sot”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

“Cancer Moonshot” do të krijojë një ekip zyrtarësh nga agjenci të ndryshme për të koordinuar veprimet e qeverisë, ndërsa Shtëpia e Bardhë do të mbajë një takim me shumë palë dhe do të hapë një faqe interneti.

Njoftimet pritet të bëhen sot gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë ku do të marrin pjesë rreth 100 persona, përfshirë studiues, anëtarë shoqatash dhe pacientë.

Nënpresidentja Kamala Harris dhe Zonja e Parë Jill Biden do të jenë gjithashtu të pranishme.(abcnews.al)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?