Biden pas vrasjes së liderit të ISIS-it: “Falë guximit të ushtarëve tanë, ky lider i tmerrshëm terrorist nuk ekziston më”

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se ushtria amerikane e ka vrarë liderin e ISIS-it, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi në një sulm kundër terrorizmit në Siri. Bëhet fjalë për pasardhësin e Abu Bakr al-Baghdadit, i cili u vra në një operacion të ngjashëm në vitin 2019. “Forcat speciale amerikane kryen me sukses një mision kundër […]
“Forcat speciale amerikane kryen me sukses një mision kundër terrorizmit në Sirinë veriperëndimore të mërkurën mbrëma, duke eliminuar liderin e ISIS-it Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi”, thuhet në një deklaratë të Joe Biden të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Të paktën 13 persona u vranë në sulm, duke përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra. Bomba që vrau civilët u shpërthye nga një udhëheqës i ISIS-it, thonë zyrtarët amerikanë. Këtë e ka konfirmuar presidenti amerikan, Joe Biden, kur iu drejtua publikut nga Shtëpia e Bardhë.
“Falë guximit të ushtarëve tanë, ky lider i tmerrshëm terrorist nuk ekziston më. Unë udhëzova Ministrinë e Mbrojtjes që të merrte të gjitha masat për t’i shmangur viktimat civile. Ne dërguam qëllimisht forca speciale dhe nuk përdorëm sulme me dron për t’i shmangur viktimat civile. Por terroristi vendosi të ngrinte të gjithë katin e tretë në erë, duke marrë me vete më shumë anëtarë të familjes së tij, ashtu siç bëri paraardhësi i tij”, tha Biden.
Fotografitë e shtëpisë së sulmuar nga amerikanët tregojnë se kati i tretë i shtëpisë është shembur plotësisht. Sipas Joe Biden dhe zyrtarëve amerikanë, bomba që shpërtheu në katin e tretë të shtëpisë u shpërthye nga vetë lideri i ISIS, duke vrarë veten dhe familjen e tij.



Kush ishte lideri i vrarë i ISIS-it
Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi e ka udhëhequr ISIS-in që nga vdekja e themeluesit, Abu Bakr al-Baghdadi, i cili gjithashtu u vra gjatë operacionit të SHBA-së në vitin 2019. Ai ka qëndruar shumë i fshehtë që kur e pasoi Baghdadin që udhëhoqi grupin në kulmin e saj.
Pas humbjeve në fushën e betejës gati tri vjet më parë, ISIS ka kryer sulme guerile në Irak dhe Siri. Grupe të shumta xhihadiste të lidhura me Al Kaedën po veprojnë në veriperëndim të Sirisë, bastioni i fundit i madh i rebelëve kundër presidentit Bashar al-Assad në një luftë civile dhjetëvjeçare. Aty fshihen edhe krerët e ISIS-it.
Një video u publikua
Gazetari dhe aktivisti i pavarur Moussa al-Hassan, i cili ndjek konfliktet në Siri, publikoi një video të realizuar në Atmeh, jo shumë larg shtëpisë ku fshihej lideri i ISIS-it.
Pamjet tregojnë qartë të shtënat që ndodhën kur amerikanët rrethuan shtëpinë ku fshihej pasardhësi i Abu Bakr al-Baghdadit.
Locals in the #Atmeh area say [U.S.] SOF forces have closed the #Atmeh-Dayr Balut road & have fired on several vehicles approaching them.
Locals also claim 1+ RPG & a round of anti-aircraft gun fire has targeted [U.S.] SOF personnel on the ground — allegedly causing casualties.
— Charles Lister (@Charles_Lister) February 2, 2022












