“Biden dhe Trump po prishin imazhin e ShBA-së”

Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, të martën ka akuzuar presidentët amerikanë, Joe Biden dhe Donald Trump, për siç tha ai “prishjen e reputacionit të Shteteve të Bashkuara”, në një kritikë të rrallë drejtuar dy presidentëve amerikanë. “Këto ditë, ShBA-të po goditën në disa mënyra që nuk janë paramenduar më parë. Dy presidentët amerikanë- i […]
“Këto ditë, ShBA-të po goditën në disa mënyra që nuk janë paramenduar më parë. Dy presidentët amerikanë- i tanishmi dhe i kaluari- i janë bashkuar duarve që po njollosin imazhin e Shteteve të Bashkuara”, tha Khamenei, pa elaboruar më shumë.
Irani dhe ShBA-të kanë rifilluar bisedimet indirekte në Vienë për të rijetësuar marrëveshjen nukleare të vitit 2015 që ishte lënë nga ish-presidenti, Donald Trump, shkruan swissinfo, transmeton Periskopi.
Derisa Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se bisedimet në mes dy vendeve po hyjnë “në fazën finale”, zyrtarët iranianë kanë deklaruar se një pjesë e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me tërheqjen e sanksioneve, deri më tani nuk janë shtjelluar në bisedimet e Vienës.
Të martën, zyrtari i lartë iranian për siguri, Ali Shamkhani, paralajmëroi në ‘Twitter’ se “rruga e bisedimeve nuk do të jetë e lehtë” nëse administrata Biden vazhdon fushatën me presion të lartë ndaj Iranit që ishte nisur nga Donald Trump.












