Besnik Tahiri: Dorëzuam kërkesën për debat parlamentar lidhur me vendimin politik të ZRrE-së

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për një debat parlamentar, lidhur me vendimin politik të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike. Tahiri tha se sot kanë kërkuar seancë në orën 10:50. Postimi: Sot, në mëngjes kam dorëzuar kërkesën për […]
Tahiri tha se sot kanë kërkuar seancë në orën 10:50.
Postimi:
Sot, në mëngjes kam dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për një debat parlamentar, lidhur me vendimin politik të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Ky debat është kërkuar nga 40 deputetë të tri partive opozitare, me të vetmin qëllim, ndalimin e tarifave të reja, që për synim kanë ngritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike.
Debati është kërkuar për sot, në ora 10:50.












