Beqiri: ‘Transparenca’ e Presidencës, tre muaj për një përgjigje banale

Gazetari Shkëlqim Beqiri, është shprehur i shqetësuar me qasjen e Zyrës së Presidentes karshi tij. Beqiri përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ai ka kërkuar qasje në dokumente publike në Zyrën e Presidentes që nga viti i kaluar, por vetëm tash i është kthyer një përgjigje që edhe nuk është ajo […]
Beqiri përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ai ka kërkuar qasje në dokumente publike në Zyrën e Presidentes që nga viti i kaluar, por vetëm tash i është kthyer një përgjigje që edhe nuk është ajo çfarë ka kërkuar ai.
“Me 26 tetor të vitit të kaluar, kam kërkuar qasje në dokumente publike në Zyrën e Presidentes, mirëpo përgjigje kam marrë këto ditë, por jo atë çfarë kam kërkuar. Ligji për qasje në dokumentet publike parasheh që përgjigja, lejimi apo jo, duhet të kthehet brenda 7 ditëve, teksa mua më është vonuar mbi 3 muaj”, shkruan Beqiri, përcjell Periskopi.
Ai tutje ka thënë se kjo “veç transparencë nuk është”, duke shtuar se “kjo është shkelje e ligjit dhe diskriminim sepse një tjetër medium i është lejuar qasja në dokumente publike në një afat më të shkurtër dhe më të shpejtë”.
“Jam ankuar në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (Agjenci kjo e cila kur zgjodhi udhëheqësen e re, u lavdu fort nga shoqëria civile dhe disa OJQ), por nuk është marrë fare parasysh ankesa ime ndërsa për të njëjtin medium ka pasur efekt. Presidentja thirret në transparencë por si duket nuk e ka fjalën për transparencën që e përmendte para se të vinte në atë kolltuk. FLM!”, përfundoi Beqiri.
Postimi i plotë:
Me 26 tetor të vitit të kaluar, kam kërkuar qasje në dokumente publike në Zyrën e Presidentes, mirëpo përgjigje kam marrë këto ditë, por jo atë çfarë kam kërkuar.
Ligji për qasje në dokumentet publike parasheh që përgjigja, lejimi apo jo, duhet të kthehet brenda 7 ditëve, teksa mua më është vonuar mbi 3 muaj. (më poshtë mund të gjeni ‘arsyetimin’ e Presidencës për vonesën)
Veç transparencë nuk është kjo, por shkelje e ligjit dhe diskriminim sepse një tjetër medium i është lejuar qasja në dokumente publike në një afat më të shkurtër dhe më të shpejtë.
Jam ankuar në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (Agjenci kjo e cila kur zgjodhi udhëheqësen e re, u lavdu fort nga shoqëria civile dhe disa OJQ), por nuk është marrë fare parasysh ankesa ime ndërsa për të njëjtin medium ka pasur efekt.
Presidentja thirret në transparencë por si duket nuk e ka fjalën për transparencën që e përmendte para se të vinte në atë kolltuk. FLM!/PERISKOPI/












