Bekë Berisha me ironi: Po thuhet që nuk gjendet kriminel për ilaç, se Xhelal Sveçla ua ka humb farën

Kryesuesi i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha i aka shtruar një pyetje përfaqësuesve të Sindikatës së Policisë, nëse ‘janë faru krejt kriminelët që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet, transmeton Periskopi. ‘’Po thuhet që nuk gjindet kriminel për ilaq kund. Se krejt i ka arrestu Xhelal Sveçla. Ka bo gjenocid, ua ka humb farën. […]
Kryesuesi i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha i aka shtruar një pyetje përfaqësuesve të Sindikatës së Policisë, nëse ‘janë faru krejt kriminelët që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet, transmeton Periskopi.
‘’Po thuhet që nuk gjindet kriminel për ilaq kund. Se krejt i ka arrestu Xhelal Sveçla. Ka bo gjenocid, ua ka humb farën. Apo janë veç raporte që të luftohen këto statistika.’’, është pyetja picante e Bekë Berishës.
‘Krimin e heton policia e Kosovës.Pavarësisht se kush është ministër, që është pozitë politike’’, ishte përgjigja e kryetarit Zeqiri.
Ndërkohë që, në këtë pyetje të Berishës ndërhyri Shqipe Selimi nga Vetëvendosja
‘’Pyetjet që i bëj unë, i bëj unë. ‘’, ia ktheu Bekë Berisha./PERISKOPI/












