Behrami: Osmani dhe Kurti tashmë e pranuan se Kosova do ta pranojë “Zajednicën” pas takimit me Eskobarin dhe Lajçakun

Behrami: Osmani dhe Kurti tashmë e pranuan se Kosova do ta pranojë “Zajednicën” pas takimit me Eskobarin dhe Lajçakun

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka komentuar vizitën e emisiarit të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe atë të BE-së, Miroslav Lajçak. Sipas Behramit ardhja e dyshes në Kosovë nuk do të krijojë ndonjë dinamikë të re në dialogun Kosovë-Serbi, duke e treguar kështu rezultatin e kësaj duo, përcjell Periskopi. “Gjasat janë të mëdha që status-quoja […]

Sipas Behramit ardhja e dyshes në Kosovë nuk do të krijojë ndonjë dinamikë të re në dialogun Kosovë-Serbi, duke e treguar kështu rezultatin e kësaj duo, përcjell Periskopi.

“Gjasat janë të mëdha që status-quoja të vazhdojë, të paktën deri në përfundim të zgjedhjeve në Serbi e në Francë dhe etablimit të Qeverisë në Gjermani.

Temat që janë diskutuar në Prishtinë janë më shumë të tipit “warming up”, një nxehje e lehtë para ndeshjes, e cila po ashtu nuk do të jetë finale.

Duket se Perëndimi ka hequr dorë nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare. Në vend të saj ata e shohin zgjidhjen e Kosovës në dy faza, duke e bërë dialogun një ‘never ending story’”, ka shkruar Behrami.

Ai ndër të tjera ka treguar edhe se për “Çka u fol në Prishtinë”, duke mos lënë anash edhe temën e “Zajednicës”.

Më poshtë keni statusin e plotë të z. Behrami:

Rezultati i vizitës së duos Eskobar – Lajçak

Ardhja e dyshes në Kosovë nuk do të krijojë ndonjë dinamikë të re në dialogun Kosovë-Serbi. Gjasat janë të mëdha që status-quoja të vazhdojë, të paktën deri në përfundim të zgjedhjeve në Serbi e në Francë dhe etablimit të Qeverisë në Gjermani.

Temat që janë diskutuar në Prishtinë janë më shumë të tipit “warming up”, një nxehje e lehtë para ndeshjes, e cila po ashtu nuk do të jetë finale.

Duket se Perëndimi ka hequr dorë nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare. Në vend të saj ata e shohin zgjidhjen e Kosovës në dy faza, duke e bërë dialogun një ‘never ending story’.

Çka u fol në Prishtinë?

Në takim u fol për propozimin e Qeverisë së Kosovës për arritjen e një “Deklarate të qëllimit të mirë”, një zotim jo obligues ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për mos sulm të njëri-tjetrit, që në thelb është kundër argumentit tradicional, sepse Kosova asnjëherë nuk ka sulmuar dhe nuk ka në plan të sulmojë shtetet fqinje.

Është kundër qëndrimeve që Kosova ka krijuar tash e tri dekada. Po ashtu, një zotim i tillë, përveçqë e paraqet kriminelin Aleksandër Vuçiq si njeri të paqes, nuk parandalon as ndonjë sulm të Serbisë mbi Kosovën!

Një temë tjetër ka qenë edhe zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, të cilat kryeministri Kurti pa takt i shndërron në temë të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti, temën më të nxehtë, edhe kësaj radhe, arriti që t’ia lë në duar të tjerëve, duke mos dashur të ballafaqohet me pasojat e mundshme të pranimit të asaj që dikur e quante “Zajednica”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes këshilltarit të saj, Blerim Vela, tashmë e pranoi se Kosova do ta pranojë “Zajednicën”. Kurti edhe një herë arriti të keqpërdorë presidenten për agjendën e tij populiste!

Kështu, muajt e mjaltit për Kurtin do të vazhdojnë, të paktën sa i takon presionit amerikan.

Derisa, presioni i qytetarëve të Kosovës për të realizuar mrekullitë që ai u ka premtuar, do të vazhdojë!/PERISKOPI/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?