Behgjet Pacolli: Peci po pështyen aty ku ka ngrënë

Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Faton Peci, i cili tha vec tjerash se ‘Isa Mustafën e kanë arkivuar politikisht’. Pacolli shkruan: Ministër Peci, Ka disa herë që i lexoj tekstet tuaja në Fb te cilat janë me plot sharje dhe ofendime për ish-kryetarin e LDK-së Isa Mustafa. Po mundohem t’ju kuptoj (pa […]
Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Faton Peci, i cili tha vec tjerash se ‘Isa Mustafën e kanë arkivuar politikisht’.
Pacolli shkruan:
Ministër Peci,
Ka disa herë që i lexoj tekstet tuaja në Fb te cilat janë me plot sharje dhe ofendime për ish-kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.
Po mundohem t’ju kuptoj (pa hyrë në kampin politik), por ne fund gjithmonë konstatoj se fyerjet që i bëni ish kryetarit tuaj nuk i ngjajnë një djali të ri, nje përsoni të ngritur, një ministri dhe një përfaqësues të Kosovës evropiane. Ju them nga eksperienca ime e gjatë .. nuk ka veti më të keqe për një të ri se kjo “të pështysh aty ku ke ngrenë”
Ju zoti Peci, jeni rritur dhe ngritur me LDK-në, të cilën e udhëhiqte njeriu që tani ju e shani, Isa Mustafën.












