Bajrami: Bordi i ZRrE-së duhet të japë dorëheqje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë duhet të japë dorëheqje, pasi sipas saj, i ka vënë në lajthitje të gjitha institucionet e vendit. “ZRRe ka bërë shkelje jashtëzakonisht të madhe jo vetëm që ka marrë vendim që të dyfishojë faturat për një kategori […]
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë duhet të japë dorëheqje, pasi sipas saj, i ka vënë në lajthitje të gjitha institucionet e vendit.
“ZRRe ka bërë shkelje jashtëzakonisht të madhe jo vetëm që ka marrë vendim që të dyfishojë faturat për një kategori të qytetarëve të Kosovës por gjithashtu i ka vënë në lajthitje gjitha institucionet e Kosovës duke përfshirë edhe kuvendin me anë të dokumentin konsultativ. Ne e kemi pasur këtë dokument me 17 janar, dhe a e dini çka ka ndodh me 7 shkurt, ZRrE i la leju shtesë 132 milionë të hyra ku ne e i kemi dhanë krejt komentet në bazë të atyre 132 milionë të hyra.. Më 7 shkurt ata nuk e kanë këtë shifër por 251 milionë të hyra.. ne jemi vu në lajthitje se e kemi vu në diskutim 132 milionë të hyra kemi propozu qysh me u financu prej subvencioneve e TVSh një ditë para ngritjes së faturave ata marrin vendim që të hyrat te sektorit të energjisë të jenë plot 550 milionë, e diferenca më 2021 është 200 milionë të hyra”, ka thënë ajo në seancën e sotme të kuvendit.
Sipas saj, barrën prej 160 milionë eurosh e kanë lënë në 20 për qind të qytetarëve, por që tha se nga ajo do të preken edhe një numër i madh i qytetarëve të tjerë.
“Ky vendim është jashtzanoisht disktiminiues, befasohem prej juves që nuk po e kundërshtoni këtë vendim. Është jashtzkaonisht i padrejtë, diskriminues, bordi i ZrRE-së duhet me dhanë dorëheqje na ka bërë lajthitje, ku për dy javë kemi dhënë komente, kanë thanë që të hyrat janë 132 milionë e del që janë ma shumë”, ka thënë ajo.












