Avokatët e ish-krerëve të UÇK’së ankohen për redaktim të materialeve nga prokuroria

Avokatët e ish-krerëve të UÇK’së ankohen për redaktim të materialeve nga prokuroria

Avokati i Hashim Thaçit në Hagë, Gregory Kehoe, ka thënë se materialet që ia ka dorëzuar prokuroria janë të redaktuara pjesa më e madhe e tyre. Në konferencën e sotme të ecurisë së çështjes, ai shfaqi provat para gjykatësit se ishin fotografi të zeza. “Dëgjova prokurorinë sot se na janë nxjerrë në dispozicion informacionet neve […]

Avokati i Hashim Thaçit në Hagë, Gregory Kehoe, ka thënë se materialet që ia ka dorëzuar prokuroria janë të redaktuara pjesa më e madhe e tyre.

Në konferencën e sotme të ecurisë së çështjes, ai shfaqi provat para gjykatësit se ishin fotografi të zeza.

“Dëgjova prokurorinë sot se na janë nxjerrë në dispozicion informacionet neve dhe unë do të doja t’i tregoja njëra pas tjetrës dhe t’jua shpjegoj situatën. Kjo është nxjerrja e parë që ka të bëjë me rregullën 102-3. Për nxjerrjen tjetër janë vetëm dy faqe. Do të thotë këto dokumente janë të gjitha të zeza. Kur ne bëjmë kërkesa në lidhje me këtë, fatkeqësisht këtë marrim prapa nga prokuroria. Pra, kur prokurorja foli për nxjerrjen e materialeve sot, është kjo që na kanë dhënë. Ende s’janë përgjigjur nga prokuroria. Dokumentacionet që do të jepen e që janë pjesë e aktakuzës”.

Kehoe ka lexuar edhe një pjesë të dokumentacionit në lidhje me të akuzuarin, Kadri Veseli.

“Ata akuzojnë klientin tim Veseli për sjellje të papërshtatshme në lidhje me aktivitetet që kanë ndodhur në qershor të vitit 1998, ndërkohë që pjesa tjetër e informacionit është e gjitha e redaktuar. Si është e mundur?”.

Ai tha se ky është vetëm një prej shembujve të shumtë derisa tha se edhe për dëshmitarët nuk kanë dokumentet e nevojshme.

Në seancën e sotme ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit po diskutohet lidhur me nxjerrjen e provave, përkthimet e shkresave, hetimet e prokurorisë e ato të mbrojtjes.

“Sa u takon provave materiale, s’kam asgjë në dorë. Kemi këtë hendek të madh për ato dokumente që duhet të kemi në posedim”.

Po ashtu, mbrojtja tha se prokuroria s’po respekton afatin kohor që po vendos gjykata për dërgimin e dokumenteve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?