Austria del kundër sanksioneve kyçe ndaj Rusisë

Austria del kundër sanksioneve kyçe ndaj Rusisë

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, tha se vendi i tij e kundërshton përfshirjen e gazsjellësit “Nord Stream 2” në pakon e sanksioneve kundër Rusisë, të cilën është duke e përgatitur Bashkimi Evropian në rast se Rusia e pushton Ukrainën. Kompania austriake e derivateve, “OMV”, është një nga partneret e gjigantit rus të gazit, […]

Kompania austriake e derivateve, “OMV”, është një nga partneret e gjigantit rus të gazit, “Gazprom”, në projektin e gazsjellësit që e lidh Rusinë me Gjermaninë, i cili është përfunduar, por nuk është miratuar ende në pritje të dritës së gjelbër nga rregullatorët në BE dhe Gjermani. Austria ka 31.5 për qind të aksioneve në “OMV” dhe e përkrah projektin.

“Një herë e kam krahasuar atë (projektin e gazsjellësit) me një veturë pa motor. Nuk është madje as funksional. Që të diskutohet kjo në Evropë si të ishte element qendror i një pakoje të besueshme të sanksioneve kundër Rusisë, mua më duket e pakuptimtë, logjikisht”, tha kryediplomati austriak në një intervistë të shkurtër përmes telefonit për agjencinë “Reuters”.

“Është e papërfytyrueshme që autoritetet gjermane do t’ia jepnin miratimin teknik për operacione, nëse vjen puna tek akti i agresionit ushtarak”, shtoi ai. Megjithatë, Schallenberg tha se ustria “do ta përkrahje konsensusin” në lidhje me sanksionet për këtë projekt, pa hyrë në hollësi, përcjell Gazeta Express.

Përpos varësisë nga Rusia për 80 për qind të gazit natyror, Austria gjithashtu ka interesa në sektorin bankar të Rusisë, sepse ky shtet është tregu më i madh i bankës austriake, “Raiffeisen Bank International”. Kjo bankë ka të shpërfaqura në Rusi gjithsej 22.9 miliardë euro.

Bashkimi Evropian ka thënë se është i gatshëm që t’i vendosë sanksione ekonomike “masive” Rusisë, nëse ky vend e pushton Ukrainën, por zyrtarët thonë se kjo varet nga bisedimet e ndërlikuara mes vendeve anëtare e që janë larg përfundimit.

Schallenberg tha se diskutimet janë “shumë të avancuara” dhe se asgjë nuk përjashtohet, por refuzoi që të jepte hollësi. “Ekziston një konsensus i fortë”, shtoi ai.

“Nuk diskutohet se nëse ka agresion ushtarak, duhet të ketë një përgjigje të qartë, të përbashkët dhe të fuqishme nga Perëndimi”, tha në fund ministri austriak.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?