Asociacioni: Kurti paradite tha se ‘Kosova s’ka frikë’, pasdite thotë se s’iu duhet serbëve

Kryeministri i Kosovës ka folur për Asociacionin e komunave serbe, ku tha se nuk e ka kaluar testin pasi Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur antikushtetues. “Sa i përket Asociacionit, ju e dini shumë mirë që Gjykata Kushtetuese më 2015 ka publikuar Aktgjykimin e vet me të cilin ka thënë se asnjëri prej 7 kapitujve të […]
“Sa i përket Asociacionit, ju e dini shumë mirë që Gjykata Kushtetuese më 2015 ka publikuar Aktgjykimin e vet me të cilin ka thënë se asnjëri prej 7 kapitujve të Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në 23 nene nuk ka përputhje ai Asociacion dhe rrjedhimisht nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Unë besoj që edhe serbët porsi shqiptarët, turqit, boshnjakët dhe qytetarët e Kosovës kanë nevojë për punësim dhe jo për Asociacione që na prishin raportet tona e na shtojnë tensionet dhe e gëzojnë dikë në Beograd.”, ka thënë Kurti, shkruan Periskopi.
Tutje ai ka thënë se Asociacioni asnjëherë nuk ka qenë kërkesë e serbëve që jetojnë në Kosovë.
“Asociacioni nuk ka qenë asnjëherë kërkesë e serbëve në Kosovë sepse ata duan punësim dhe drejtësi”, shtoi Kurti.
Ndryshe Kurti gjatë ditës tha se nuk frikësohen nga Asociacioni./Periskopi/












