Asociacioni i Gazetarëve kërkon lirimin e menjëhershëm të kameramanit Selitaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pasi Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Suharekë kameramanin e agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Albion Selitaj, në kohën që ai po bënte detyrën e tij, duke raportuar nga aksioni i Policisë në NBI “Suhareka”. AGK-ja e dënon ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së […]
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pasi Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Suharekë kameramanin e agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Albion Selitaj, në kohën që ai po bënte detyrën e tij, duke raportuar nga aksioni i Policisë në NBI “Suhareka”.
AGK-ja e dënon ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të kameramanit Selitaj.
AGK-ja pret nga Policia e Kosovës që në vend se të pengojë, të mundësojë kushte për raportim të punëtorëve medial në ngjarje të tilla.












