Arben Gashi: Është çështje individuale e deputetëve të LDK-së nëse duan të moskompenzohen për udhëtimet e tyre

Arben Gashi: Është çështje individuale e deputetëve të LDK-së nëse duan të moskompenzohen për udhëtimet e tyre

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë se është çështje individuale e deputetëve të partisë nëse duan të moskompenzohen për udhëtimet e tyre në seanca e komisione. Gashi tha se LDK-ja për çështje politike merr vendime grupore dhe jo për çështje administrative si kjo e rregulluar me rregulloren e Kuvendit, pasi s’është parti […]

67 deputetë të Kuvendit kompenzohen për udhëtime nga qytetet e tjera për në Kuvend, 36 nga ta nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas publikimit të këtyre shpenzimeve deputetët e VV-së vendosën që vullnetarisht të tërhiqen nga kompenzimi i udhëtimit.

Për këtë çështje shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi tha se është çështje individuale e secilit dhe se është shkelje e të drejtave të deputetit nëse u imponohet ky vendim si Grup Parlamentar.

“S’është çështje e vendimit të Grupit Parlamentar kjo, është çështje e vendimeve individuale e deputetëve, atyre pse ju takon është e drejtë e tyre nëse duan me shfrytëzu të drejtën apo jo. Nuk mundem unë me ua imponu me vendim të grupit parlamentar, mendoj se është shkelje e të drejtave të tyre nëse unë ua imponoj. Vetëvendosja është parti e mendimit të masave kolektive që nuk përshtatet me mendimin politik të LDK-së. Vendimet janë individuale dhe përgjegjësia është individuale në këtë rast”, tha Gashi për Gazetën Express.

Ai tha se problemi me kompenzimin e udhëtimit të deputetëve që përcaktohet me rregullore është nëse kanë ndodhë vërtetë udhëtimi i deputetëve apo jo nga qytetet e tjera.

“Këto janë shpenzime të udhëtimit të deputetëve, nëse nuk banojnë në Prishtinë dhe me një vendim të kuvendit është vendosë që të kompenzohen. Problemi është te mënyra se si e ka ndërtu diskursin Vetëvendosja, e para dhe e dyta a kanë ndodhë vërtetë ato udhëtime apo jo. Nëse vërtetë udhëtimi ka ndodhë nga pika A tek pika B dhe rregullorja e parasheh që deputeti kompenzohet ajo nuk është problem, por nëse udhëtimi nuk ka ndodhë e deputeti ka deklaru kjo është problem. Tërheqja nuk është zgjidhje, zgjidhja është masa administrative dhe masa politike për mashtrim ose deklarim të rrejshëm. LDK për çështje politike ka vendime grupore kurse për çështje individuale është e drejtë individuale”, tha Gashi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?