Ankohet qytetari: Detyrohemi të paguajmë 7-10 euro për parkim në QKUK

Për një orë për parkimin e veturës në ambientet e QKUK-së qytetarët duhet të paguajnë 50 centë, mirëpo në kohë pandemie kur qytetarët qëndrojnë aty me orë të tëra, parkimi i veturës po u kushton 7-10 euro gjatë ditës. Kjo po paraqet problem për ta pasi pos kësaj shume ata duhet të mbulojnë edhe koston […]

Për një orë për parkimin e veturës në ambientet e QKUK-së qytetarët duhet të paguajnë 50 centë, mirëpo në kohë pandemie kur qytetarët qëndrojnë aty me orë të tëra, parkimi i veturës po u kushton 7-10 euro gjatë ditës.

Kjo po paraqet problem për ta pasi pos kësaj shume ata duhet të mbulojnë edhe koston e udhëtimeve apo terapinë për të sëmurët.

Nusret Kelmendi nga Ribari i Vogël i Lipjanit e cili ka nënën të shtrirë në Klinikën Infektive thotë se kjo po ua rëndon shumë më tepër gjendjen financiare.

“Detyrohemi të paguajmë 7-10 euro për parkim në QKUK. Diçka këtu nuk është në rregull. Edhe kryen pagesën edhe nuk gjen parkim apo nuk ke siguri për veturën dhe maltretohesh. Ky është maltretim dhe plaçkitje e popullit”, deklaroi për RTK-në Nusret Kelmendi.

Zyra për media e SHSKUK-së thotë se kjo çështje është e rregulluar me anë të rregullores së brendshme të institucionit.

“Çështja e rregullimit të parkingjeve është e përcaktuar me rregulloren e miratuar me 25.1.2019 për shfrytëzimin e parkingut në hapësirat e QKUK-së. Edhe çmimet janë të përcaktuara nga rregullorja në fjalë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?