Ambasadori i Belgjikës në Beograd flet për modelin belg: S’e them nëse do të ishte i zbatueshëm në Kosovë

Ambasadori i Belgjikës në Beograd flet për modelin belg: S’e them nëse do të ishte i zbatueshëm në Kosovë

Ambasadori i Belgjikës në Serbi, Koenraad Adam ka komentuar raportimet se modeli belg mund të jetë kompromisi që do të propozohet nga ndërkombëtarët si zgjidhje për temën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai deklaroi se modeli kushtetues belg nuk mund të kopjohet në vende të tjera, por […]

I pyetur për komunitetin gjermanishtfolës në Belgjikën lindore, në lidhje me raportimet e mediave se BE-ja mund ta propozojë të njëjtin model si zgjidhje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Adam tha se vendi i tij ka një sistem kushtetues shumë specifik, pjesë apo procedura të të cilit “mund të shërbejnë si frymëzim për problemet kudo në botë”.

“Gjatë karrierës sime, u kam shpjeguar të gjithë bashkëbiseduesve të mi se Belgjika është një vend që eksporton shumë gjëra, por jo modelin e saj kushtetues. Ne kemi një model mjaft të sofistikuar kushtetues, të krijuar për të ofruar zgjidhje për problemet e Belgjikës. Nuk është diçka që ju mund ta kopjoni në një situatë tjetër”, tha Adam në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta.

Ai theksoi se në Belgjikë ekziston një nivel federal i qeverisjes, nga i cili disa pushtete janë transferuar në dy nivele më të ulëta, pra në tri rajone (Wallonia, Brukseli dhe Flanders) dhe tri komunitete gjuhësore (holandisht, frëngjisht dhe gjermanisht).

“Këto entitete kanë parlamentet, qeveritë dhe administratat e tyre, por kompetencat e tyre ndryshojnë. Kompetencat e rajonit përfshijnë çështje ekonomike dhe mjedisore, ndërsa komuniteteve u besohet gjuha, arsimi, kultura dhe disa aspekte që lidhen me parandalimin e sëmundjeve”, tha diplomati belg.

Ai deklaroi se komuniteti gjermanfolës është mjaft i vogël, me 75 mijë banorë dhe se është afër kufirit me Gjermaninë.

“Qeveria e komunitetit gjermanfolës ka kompetenca përsa i përket gjuhës, arsimit, kulturës, çështjeve të caktuara sociale. Ka të bëjë me çështje rajonale, varet nga Wallonia. Ajo nuk ka autoritet në ekonomi dhe çështje të planifikimit urban apo transportit publik, që është përgjegjësi e autoriteteve rajonale”, tha Adam.

Ai gjithashtu vuri në dukje se Belgjika ka “instrumente dhe mekanizma shumë të sofistikuar” për zgjidhjen e konfliktit.

“Sa herë që një komunitet apo rajon mendon se një komunitet apo rajon tjetër po merr një vendim kundër interesave të atij subjekti, inicohet një procedurë që ndalon nismën e kontestuar ligjore dhe detyron politikanët të bisedojnë për zgjidhjen e problemit”, tha ambasadori belg.

Ai tha se Belgjika mbështet përpjekjet e BE-së dhe përfaqësuesit të saj të posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, “për t’i afruar të dyja palët me qëllimin e vendosur, arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme që do të çonte në normalizimin e marrëdhënieve”.

“Nuk do t’i përgjigjem qëllimisht pyetjes suaj nëse modeli belg është i zbatueshëm për Kosovën, i takon zotit Lajcak dhe të gjithë partnerëve në dialog të vendosin, por mund të them se disa elementë mund të jenë interesantë për t’u marrë në konsideratë”, tha Adam.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?