Ambasadori fryhet me ajvarin e Kosovës në Arabinë S: Fahrie Hoti thotë se ai nuk i vizitoi kurrë

Ambasadori fryhet me ajvarin e Kosovës në Arabinë S: Fahrie Hoti thotë se ai nuk i vizitoi kurrë

Fahrie Hoti, udhëheqësja e kooperativës “Krusha” ka folur për postimin e ambasadorit të Kosovës në Arabi Saudite, Lulzim Mjeku, i cili ka thënë se po i promovon produktet e “Krushës”. Ajo ka thënë se ambasadori nuk ka qenë asnjëherë në kooperativën e tyre. Sipas saj, në Arabinë Saudite produktet e Krushës kanë shkuar shumë më […]

Fahrie Hoti, udhëheqësja e kooperativës “Krusha” ka folur për postimin e ambasadorit të Kosovës në Arabi Saudite, Lulzim Mjeku, i cili ka thënë se po i promovon produktet e “Krushës”.

Ajo ka thënë se ambasadori nuk ka qenë asnjëherë në kooperativën e tyre.

Sipas saj, në Arabinë Saudite produktet e Krushës kanë shkuar shumë më herët nga njerëz të tjerë.

Hoti në emisionin “SOT” në KTV ka thënë se, gratë e Krushës promovimin e produkteve të tyre e kanë bërë vet.

“Tash jemi të promovuar gati në gjithë Evropën dhe në SHBA. Janë diku 5 vjet që ne kemi mbërri në 11 shtete. Ajvari dhe produktet tona janë të njohura dhe neve na mbetet vetëm me i plasu. Produktet më së shumti kërkohen atje ku ka bashkatdhetarë, por e marrin edhe shtetasit e huaj”, ka thënë ajo.

Hoti ka thënë se që prej filmit “Zgjoi” ka pasur interesim të njerëzve po ashtu edhe të mediave të huaja për të dëgjuar historinë e saj.

Ajo tutje ka shtuar se nëse filmi do të hyjë në pesëshen e parë për Oscar, do të jetë e pranishme atje.

Hoti thotë se asnjëherë nuk e ka pritur suksesin e filmit.

“Jam shumë e kënaqur me rolin e Yllka Gashit dhe mënyrën se si më ka portretizuar. Në këtë kohë kemi fluks të prodhimit, ku i mbushim kavanozat dhe pastaj i shpërndajmë në Evropë. Institucionet na kanë ndihmuar në fillim sa i përket kooperativës, tash ndihmohemi nga ndërkombëtarët. Në vitin 2022 shpresojmë që të aplikojmë për makineri”, ka thënë ajo./Kronika e plotë në Koha./

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?