Ambasada amerikane me thirrjen më të lezetshme: Ua sollëm edhe 500 mijë, dilni me të dashurit tuaj në ‘Zahir Pajazit’ e vaksiohuni

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka bërë thirrje për qytetarët e Kosovës, që të dalin të vaksinohen në sheshin Zahir Pajaziti. Kjo, nënkupton Ambasada, do të ishte një dhuaratë e bukur për Shën Valentin, për të dashurit tuaj. “Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara i dhuruan edhe 500 mijë vaksina Kosovës për mbrojtjen e qytetarëve. Tani […]
Ambasada amerikane në Prishtinë, ka bërë thirrje për qytetarët e Kosovës, që të dalin të vaksinohen në sheshin Zahir Pajaziti.
Kjo, nënkupton Ambasada, do të ishte një dhuaratë e bukur për Shën Valentin, për të dashurit tuaj.
“Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara i dhuruan edhe 500 mijë vaksina Kosovës për mbrojtjen e qytetarëve. Tani ka edhe rrugë të reja për të marrë vaksinën. Në këtë Ditë Valentini, tregoni familjes tuaj që i doni, duke i dërguar në qendrat mobile të vaksinimit në sheshin Zahir Pajaziti”, thotë vec tjerash Ambasada në njoftimin më të lezetshëm që kemi lexuar sot./Periskopi












