‘Albini erdhi në Klan si tuj u mshefë, tha se në çdo moment mundet me më arrestu sistemi’

Në një prej debateve të mëhershme të emisionit Pressing, analisti Valon Syla kishte treguar një moment kur e prisnin Albin Kurtin për intervistë në Klan Kosova. Sipas rrëfimit të Sylës, atëkohë Kurti pati shkuar në studio ‘si duke u fshehur’ [përshkrimi i Valonit] dhe gjithnjë sipas tij, e kishte pyetur Kurtin se pse po fshehet. […]
Sipas rrëfimit të Sylës, atëkohë Kurti pati shkuar në studio ‘si duke u fshehur’ [përshkrimi i Valonit] dhe gjithnjë sipas tij, e kishte pyetur Kurtin se pse po fshehet. ‘Sepse në çdo kohë mundet me më arrestu sistemi’, kishte thënë Kurti si opozitar në një prej ditësh kur kërkohej nga Policia.
Syla ironzon tutje duke thënë se gjatë gjithë ditës kishte shkuar paralajmërimi për intervistën e Kurtit në Klan [duke nënkuptuar në frikën e pakuptimë të Kurtit në ato momente].
Sekuenca e debatit është rishpërndarë sonte nga aktivisti Rron Gjinovci, i cili flet për ‘konsistencën e gazetarit Syla’ kundër VV-së e kundër PSD-së.
Megjithëse vet Rroni që sonte ka debatuar kundër veprimit të Molliqajt ndaj policit dhe ka shpërndarë procedura ligjore ku lejohet arrestimi pa vendim të gjykatës, dëgjohet në debat teksa thotë: ‘qysh s’më kujtohet, e patëm organizu një ikje fanastike’ [të Kurtit nga policia].
Arrestimi i Dardan Molliqajt me shumë policë në prag të një debati të paralajmëruar televiziv në T7, ka ngjallur shumë reagime në Kosovë.
Mes tyre, janë edhe të liderëve opozitarë, analistë e opinionistë që e shohin këtë dhe procese të tjera si rrezik ‘për rrëshqitje në autoritarizëm’.












