Aktivistët e PSD-së u vendosin etiketa veturave të Qeverisë

Aktivistët e PSD-së u vendosin etiketa veturave të Qeverisë

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate u kanë vendosur veturave të Qeverisë disa tiketa, në të cilat shkruan “KEDS”. Sipas tyre, Qeveria po i shërben kësaj kompanie. Në një aksion pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, anëtarët e PSD-së kanë vendosur që veturat zyrtare pranë Qeverisë t’i  etiketojnë si të kompanisë private, e cila bën distribuimin e […]

Në një aksion pranë objektit të Qeverisë së Kosovës, anëtarët e PSD-së kanë vendosur që veturat zyrtare pranë Qeverisë t’i  etiketojnë si të kompanisë private, e cila bën distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë.

“Veturave të Qeverisë sot ua vendosëm tabelat treguese. Këto tabela janë në përputhje të plotë me funksionin e vërtetë të Qeverisë. Qeveria është në shërbim të KESCO-s”, ka shkruar zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, në Facebook.

“Të shtunën mbrëma, në një mbledhje të parregullt dhe pa asnjë shpjegim, buxheti për kompaninë KESCO u rrit nga 75 në 90 milionë. Ende pa vendim të ZRrE-së për çmimin dhe pa asnjë zhvillim të ri, 15 milionë u shtuan. Pse? Kjo veçse tregon që Qeveria, KEDS dhe ZRrE janë e njëjta gjë”, thuhet tutje në postimin e saj.

PSD-ja i ka shpeshtuar aksionet e saj kundër Qeverisë, ndërsa para një jave ka organizuar një prostestë kundër shtrenjtimit të rrymës.

Ajo protestë, në fakt një përballje fizike me një polic, u bë shkak i arrestimit të kreut të PSD-së, Dardan Molliqaj.

Fill pas prostestës, dolën pamjet ku Molliqaj shihej se po e godiste me shuplakë një polic, derisa po tentonte t’i bindte pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ta lejonin ta mbante një fjalim në shkallet e Qeverisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?