A ka vend ma t’bukur se Kosova?

Një video e Periskopit, ku një qytetar është pyetur se çka mendon lidhur me lajmin për largimin e kosovarëve nga vendi, ka marrë vëmendjen e hiç më pak se 200 mijë qytetarëve (deri në këto momente). Çka thotë i moshuari në këtë deklaratë? Është mjaft emocionuese dhe po e risjellim të shkruar, gati-gati, si në […]
Një video e Periskopit, ku një qytetar është pyetur se çka mendon lidhur me lajmin për largimin e kosovarëve nga vendi, ka marrë vëmendjen e hiç më pak se 200 mijë qytetarëve (deri në këto momente).
Çka thotë i moshuari në këtë deklaratë? Është mjaft emocionuese dhe po e risjellim të shkruar, gati-gati, si në formë poezie:
A ka vend ma të bukur në rruzullin tokësor se Shqipëria arbërore?
A ka vend ma t’bukur se Kosova?
A ka vend ma t’bukur se Kosova me fusha e male të mrekullueshme?
Por, të rinjtë, po iu imponohet prej faktorit njeri
Jo faktorit natyrë,
Që të lëshojnë vendin e tyne dhe të shkojnë nëpër skuta të Ballkanit dhe të Evropës,
Tuj mendue se atje do t’i presin me
PETULLA NË PIJATË
Me petulla…
Atje duhet ta dinë edhe ata se gurbeti asht’ i hidhun, ajo bukë asht’ e hidhun.
Kërkund nuk e ke ma mirë se n’vendin tand.
Latinët thonë:
Amor…(tekstualisht)
AMOR VINÇIT OMNIA
DASHURIA
ËSHTË GJITHÇKA
Dashuria i mundë të gjitha për atdhe
Këta që janë në pushtet, le te jepin kontributin e tyne që të rinjtë të qëndrojnë këtu.












