A ka m’i lëshu paret Trusti: Populli vërshon me pyetje për Periskopin

A ka m’i lëshu paret Trusti: Populli vërshon me pyetje për Periskopin

Periskopi ka marrë dhjetëra mesazhe nga qytetarët të cilët duket se duan ta dinë më saktësisht çështjen e përfolur lidhur me tërheqjen e radhës së parave që i kanë në Trust. Lidhur me këtë, nuk ka diçka zyrtare. Është vetëm rekomandim i njohësve dhe ekspertëve të ekonomisë. Lajmi i keq është se Vetëvendosje opozitare, kishte […]

Në kohën sa ishte kryeministër, Avdullah Hoti pati mundësuar tërheqjen e 10 për qind të parave prej Trustit nga qytetarët, si shtytje për ta ngjallur pak ekonominë që ishte plandosur nga pandemia. Këtë vendim, Hoti kishte mundur ta bënte përmes Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Dy ditëve të fundit është rikthyer debati lidhur edhe me një tërheqje të mundshme të parave të Trustit, në kohën kur çmimet janë rritur në mënyrë enorme në vendin tonë.

Shumë qytetarë i kanë shkruar Periskopit mesazhe, lidhur me këtë temë, të cilëve, për hir të respektit, duam t’u sqarojmë se nuk ka diçka zyrtare.

“A don m’i lëshu Trusti” – është pyetja më e shpeshtë dhe emergjente që po na vjen në pjesën e mesazheve të mediumit tonë.

E gjitha që përfolet, është vetëm në nivelin e rekomandimeve të atyre që janë ekspertë të ekonomisë.

“Për shkak të rritjes së çmimeve duhet, kish qenë mirë, është si alternativë e mundshme, sepse edhe rritet fuqia blerëse”, thotë Jakup Bellaqa, njohës i ekonomisë për mediat kosovare në një deklaratë bërë këto dy ditë.

Tash këta kërkojnë që, përmes ligjit, qeveria t’ua mundësojë qytetarëve t’i marrin 20% nga Trusti.

“Ndikon në rritjen e konsumit që do të kishte ngjallë edhe aktivitetin ekonomik te bizneset, por edhe do të kishte fuqizuar portofolin e çdo qytetari”, shprehet ekonomisti Mustafë Kadriaj.

Pak më tej shkoi të dielën deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, që rikërkoi tërheqjen e 30% nga kursimet e pensionit.

Për lexuesit e Periskopit, kemi një rikujtim të keq: Vetëvendosje opozitare ishte kundër 10%-shit, pasi konsideronte se e shkelte parimin e paprekshmërisë së këtyre parave, dhe krijonte pabarazi sociale.

“Pjesa më e prekur nga kriza ekonomike nuk do të ndihmohet. Ne nuk jemi kundër të ndihmohen edhe ata që nuk e kanë me patjetër, mirëpo prioriteti duhet të jetë te ata që nuk kanë fare para në Trust”, ishte shprehur ish-deputeti Hekuran Murati në seancën e 14 gushtit 2020.

Për katër muaj afat, për tërheqjen e 10% të kursimeve kishin aplikuar 427 mijë e 371 kontributdhënës, duke nxjerrë 197 milionë euro. Shumica e këtyre parave ishte vlerësuar se kanë shkuar në konsum.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?