690 euro naftë për dy muaj: Deputet Abrashit i del foto duke ‘lozur modestin’ në autobus

Në media, në nëntorin e vitit 2020 ishte publikuar një fotografi ku deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, shihej teksa udhëtonte me autobus bashkë me qytetarë të tjerë të Republikës së Kosovës. Por për deputetin Abrashi duket se udhëtimi me autobus s’ka zgjatur shumë. Sot, ai është në listën e deputetëve të cilët kanë shpenzuar […]
Por për deputetin Abrashi duket se udhëtimi me autobus s’ka zgjatur shumë.
Sot, ai është në listën e deputetëve të cilët kanë shpenzuar më së shumti për naftë për periudhën kohore nëntor-dhjetor 2021.
Sipas raporteve zyrtare të Kuvendit, Abrashi ka shpenzuar gjithsejt 690 euro.
Deputeti i VV’së pas publikimit të shpenzimeve, ka reaguar duke u munduar të arsyetohet se gjatë asaj periudhe ka udhëtuar më shumë se 30 herë drejt Prishtinës.













