405 biznese kineze dhe një nga Rusia aktive në Kosovë

Në vitet e pasluftës, Kodra e Trimave në kryeqytet ishte shndërruar në një lloj zone ekonomike për kinezët. Por qe një dekadë, atje nuk duket asnjë gjurmë e tyre. Megjithatë, në Kosovë ende ka biznese me prejardhje aziatike. Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, aktualisht janë 405 biznese aktive me origjinë kineze, ndërsa […]

Në vitet e pasluftës, Kodra e Trimave në kryeqytet ishte shndërruar në një lloj zone ekonomike për kinezët. Por qe një dekadë, atje nuk duket asnjë gjurmë e tyre.

Megjithatë, në Kosovë ende ka biznese me prejardhje aziatike.

Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, aktualisht janë 405 biznese aktive me origjinë kineze, ndërsa janë shuar 39 sosh. Kurse është i regjistruar edhe një biznes rus.

Sipas ekonomistit Mustafë Kadriaj, kinezët tash e shohin Kosovën treg të vogël, teksa në vitet para pavarësisë e kishin shfrytëzuar vakuumin institucional për operim, duke përdorur fuqinë e UNMIK-ut asokohe.

Edhe pse brenda shtetit, Kina e ka humbur aktivitetin, ajo vazhdon t’i ketë prezente produktet e saj. Më 2021, të dhënat e doganës thonë se janë importuar mallra kineze në vlerë mbi 1 milion e 950 mijë euro, teksa tregti nuk është bërë me Rusinë.

Kina nuk konsiderohet shtet strategjik për ekonominë kosovare. Për më tepër, disa produkte të saj janë ndaluar përkohësisht nga qeveria.

Bëhet fjalë për dy lloje kamerash të sigurisë, Hik Vision dhe Dahua, të cilat janë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?