28 vende më poshtë: Oda Amerikane e shqetësuar për rangimin e Kosovës në Indeksin e Lirisë Ekonomike

28 vende më poshtë: Oda Amerikane e shqetësuar për rangimin e Kosovës në Indeksin e Lirisë Ekonomike

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me renditjen e Kosovës në Indeksin e Lirisë Ekonomike të Heritage Foundation për vitin 2022, ku vlerësimi i përgjithshëm i Kosovës është nën mesataren rajonale. ”Në një kohë kur Kosova ka nevojë për nxitjen dhe tërheqjen e investimeve të brendshme dhe të jashtme, vlerësimi […]

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me renditjen e Kosovës në Indeksin e Lirisë Ekonomike të Heritage Foundation për vitin 2022, ku vlerësimi i përgjithshëm i Kosovës është nën mesataren rajonale.

”Në një kohë kur Kosova ka nevojë për nxitjen dhe tërheqjen e investimeve të brendshme dhe të jashtme, vlerësimi i ulët i Kosovës për liritë ekonomike demonstron domosdoshmërinë e një qasje aktive të institucioneve të shtetit për të adresuar çështjet që lidhen me indikatorët e sundimit të ligjit, madhësinë e qeverisë dhe efikasitetit rregullativ, me fokus në çështjet pronësore, efektshmërinë gjyqësore, integritetin e qeverisë, ngarkesën tatimore, shpenzimet qeveritare, shëndetin fiskal, lirinë afariste dhe lirinë e punës”, thuhet tutje në kumtesë, përcjell Klankosova.tv.

Oda Amerikane mes tjerash thotë se është veçanërisht e shqetësuar lidhur me trendin përkeqësues pesëvjeçar të lirisë ekonomike, ku vendi ka shënuar rënie në fund të kategorisë së shteteve me “Liri mesatare”, si dhe reagimin jo të duhur të Qeverisë karshi krizës Covid-19 në aspektin e rreptësisë, me renditje në vendin e 91-të globalisht, shqetësim ky i ngritur në mënyrë të vazhdueshme nga Oda Amerikane dhe organizatat e tjera të sektorit privat në vend.

Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës të ndjekë një agjendë aktive të zhvillimit ekonomik, duke adresuar në mënyrë urgjente indikatorët me vlerësim më të ulët. Duke shprehur shqetësimet lidhur me faktin se mekanizmat dialogues si Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime nuk janë mbledhur për më shumë se një vit, Oda Amerikane i kërkon Qeverisë të ketë dialog aktiv publiko-privat i cili mes tjerash i sjell përfitime vendit dhe përparimit ekonomik të tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?