18 të vdekur në Brazil nga reshjet e shiut dhe rrëshqitjet e dheut

Së paku 18 persona kanë humbur jetën pas reshjeve të dendura të shiut që shpien deri në rrëshqitjen e dheut në një qytet afër shtetit të Rio de Janeiro në Brazil gjatë orëve të fundit të së martës mbrëma. Departamenti i zjarrfikësve që ka dalë në vendin e ngjarjes tha se më shumë se 180 […]
Departamenti i zjarrfikësve që ka dalë në vendin e ngjarjes tha se më shumë se 180 zjarrfikës janë në Petropolis në kërkim të të mbijetuarve.
Qyteti pitoresk, tani i dëmtuar rëndë për shkak të reshjeve, është vetëm 68 kilometra larg Rio de Janeiro, shkruan DeutcheWelle, përcjell Periskopi.
Në anën tjetër presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, që është në një vizitë në Rusi për shkak të krizës në Ukrainë, në llogarinë e tij në ‘Twitter’ u ka bërë thirrje ministrave që të dhënë mbështetje të menjëhershme qytetarëve që janë prekur nga fatkeqësia.
Autoritetet braziliane gjithashtu thanë se në këtë zone kjo sasi e reshjeve do të ishte normale për një muaj, por dje kjo ndodhi për vetëm tri orë.













