18 milionë euro borxh i kanë konsumatorët “Termokosit”

18 milionë euro borxh i kanë konsumatorët “Termokosit”

Ngrohtores së Prishtinës “Termokos”, konsumatorët i kanë borxh mbi 18 milionë euro. Kështu ka thënë kryeshefi ekzekutiv i këtij institucioni Arsim Fetahu. Sipas tij, gjatë tri vjetëve 100 milionë do të investohen për rritjen e kapaciteteve prodhuese. Sipas Fetahut, gjatë vitit 2021 ka pasur ngritje prej 1.35 milion të shkallës së inkasimit duke shtuar se […]

Kështu ka thënë kryeshefi ekzekutiv i këtij institucioni Arsim Fetahu.

Sipas tij, gjatë tri vjetëve 100 milionë do të investohen për rritjen e kapaciteteve prodhuese.

Sipas Fetahut, gjatë vitit 2021 ka pasur ngritje prej 1.35 milion të shkallës së inkasimit duke shtuar se prodhimi i energjisë është 11% më i lartë.

“Realisht gjatë vitit 2021 kemi pasur ngritje 1.35 milion të shkallës së inkasimit. Edhe faturimi ka qenë 14% më i lartë edhe prodhimi i energjisë 11% më i lartë. Në koordinim me komuna do të vazhdojmë projekte për dyfishimin e kapaciteteve dhe vendosjen e matësve të ngrohjes dhe projekti i energjisë solare. Borxhet e konsumatorëve janë mbi 18 milionë euro. Kryesisht janë në periudha të mëhershme”.

“Zyra Ligjore janë duke dërguar te përmbaruesi çdo konsumatorë që ka borxh më shumë se 50 euro dhe një prej arsyeve që ka ngritje të inkasimit është edhe metoda detyrimore me anë të përmbaruesit” shtoi ai.

“Gjatë tre viteve besoj që do të jetë vlera 100 milionë për rritjen e kapaciteteve prodhuese, dyfishimin e kapaciteteve prej 140 deri 280 megavat. Realizimi i projektit kushton rreth 25.7 milionë euro. Projekti tjetër ka të bëjë me vendosjen e matësve vlera e të cilit kalon 11 milionë dollarë e cila është e financuar nga Qeveria amerikane. Deri në fillim të sezonit së ardhshme një pjesë e madhe e konsumatorëve do t’i kenë matësit e instaluar” tha Fetahu për EO.

Fetahu gjithashtu ka sqaruar se për qytetarët nuk ka alternativë më të mirë se ngrohja nga “Termokosi”.

Madje, ai tha se gjithçka është duke u furnizuar normalisht, por që i vetmi problem është se “Termokosi” është duke punuar me një bllok të Kosova B1.

“Për një qytetar që punon brenda vendit dhe jeton këtu nuk ka alternativë më të mirë se ngrohja me ‘Termokos’. Fatkeqësisht një pjesë e madhe e qytetarëve të Prishtinës po edhe qyteteve të tjera nuk e kanë këtë mundësi dhe janë detyruar të përdorin alternativa tjera për t’u ngrohur. Sa i përket furnizimit me ngrohje është energjia më e lirë, siguria më e madhe e furnizimit. Gjithçka është duke u furnizuar normalisht i vetmi problem është se jemi duke punuar vetëm me një bllok të Kosova B1 dhe nëse arrihet të kyçet edhe blloku B2 do të marrim energji sa është e dëshirueshme edhe pse KEK-u ka bërë gjithçka që në këtë periudhë të ftohtë të na furnizojë me ngrohje”, tha Fetahu.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?