141 pacientë po trajtohen për Covid-19 në SHSKUK, 12 në Mjekim Intensiv

141 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 nëpër klinikat dhe spitalet e përgjithshme të Kosovës. 133 prej tyre të konfirmuar pozitivë, ndërsa tetë të tjerë e kanë kaluar infektimin. Prej këtyre pacientëve, 102 janë me oksigjeno-terapi, kurse 12 të tjerë në Mjekim Intensiv. Bazuar në raportin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Klinika […]
Prej këtyre pacientëve, 102 janë me oksigjeno-terapi, kurse 12 të tjerë në Mjekim Intensiv.
Bazuar në raportin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Klinika Infektive ka më së shumti pacientë të shtruar, gjithsej 51.
“Klinika Infektive, 51 pacientë, Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 12 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë, Spitali i Prizrenit, 12 pacientë, Spitali i Gjilanit, 10 pacientë, Spitali i Pejës, 9 pacientë, Spitali i Gjakovës, 12 pacientë, Spitalit Mitrovicës, 5 pacientë, Spitali i Ferizajt, 17 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.












