10 vjet nga tragjedia e Restelicës, ish-eprori i FSK-së kujton ngjarjen dhe shpëtimin e Amsera Rekës

10 vjet nga tragjedia e Restelicës, ish-eprori i FSK-së kujton ngjarjen dhe shpëtimin e Amsera Rekës

Sot janë bërë 10 vjet nga tragjedia e Restelicës, fshat në komunën e Dragashit, ku si pasojë e rënies së ortekut të borës humbën jetën 10 banorë, të gjithë të një familje të këtij fshati. Nga kjo fatkeqësi natyrore u shkatërruan dhjetëra shtëpi, ndërsa fatkeqësisë i mbijetoi vetëm, Amsera Reka, e cila në atë kohë […]

Shemsi Syla, i cili në atë kohë ishte Komandant i Njësisë Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave të FSK-së, ka kujtuar ngjarjen tragjike, duke thënë se kishte në krah përgjegjësi të trefishtë.

“Në punën time shumëvjeçare ushtarake, ka pasur shumë momente nga të cilat kujtesa ime nuk ndahet dot. Por, ngjarja e Restelicës është një kujtim që e përjetoj edhe tani. Atëkohë, si Komandant i Njësisë Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave të FSK-së, në ballë të stuhisë së tragjedisë në njërën anë, në tjetrën udhëheqjen e ushtarëve në kërkim, duke shërbyer njëkohësisht si urë lidhëse mes ngjarjes dhe mediave, kisha në krah përgjegjësinë e trefishtë”, ka pohuar ai.

Syla ka pohuar se ai asnjëherë nuk e harron momentin kur është shpëtuar Amsera Reka.

“Ajo ditë tragjike u shtri në orë të gjata në kërkim, nën kushte të tmerrshme atmosferike, nen presionin e tmerrshëm të idesë se një familje e tërë po shuhet nën acarin ortekut të tmerrshëm. Atëherë kur filloi të na zbehet shpresa, një dritë shndërriti zemrat tona. Ajo ishte Amsera e vogël, e cila me shpirtin e saj të pastër, e mbijetoi edhe të ftohtin, edhe tragjedinë, edhe vdekjen e të gjithë anëtarëve të familjes së saj. Asnjëherë nuk e harroj atë moment! Frymëmarrja e saj ishte gjithçka që ëndërruam në ato momente! Me lot gëzimi e dhembjeje njëkohësisht, me ndjenja të përziera, nxorëm nga rrënojat e shtëpisë së saj, Amserën e vogël e cila sot, 10 vjet më pas, është bërë një vajzë e madhe, me shpirt të pastër e një personalitet të paparë”, thotë mes tjerash ai.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Syla ka bërë të ditur se me Amsera Reka ende i mbanë kontaktet.

“Me Amserën, i mbaj ende të gjalla kontaktet. Ajo tani jeton me gjyshërit e saj në Itali, nën përkujdesjen dhe dashurinë që e meriton. Sa shumë gëzohem kur ajo më shkruan! Gëzohem për jetën, hidhërohem për fatin e një familjeje të tërë që vdiqën pa pasur mundësi lamtumire mes vete! Sot 10 vjet, familjarët Reka nga Restelica u zhdukën nga orteku i tmerrshëm që i mori në orët e hershme të mëngjesit! Dritë u bëftë shpirti i tyre, e Amsera, tashmë vajzë e madhe, i kujtoftë me kujtimet më të bukura”.

Ndryshe, aksioni i shpëtimit ishte organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, por arritja deri te vendi i tragjedisë ishte i vështirë, për shkak kushteve atmosferike dhe borës së madhe.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?