Zelensky u jep zemër ukrainasve, mesazhi për Krishtlindjen: Do të buzëqeshim sërish

Zelensky u jep zemër ukrainasve, mesazhi për Krishtlindjen: Do të buzëqeshim sërish

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar popullit të tij që të vazhdojë të tregojë rezistencë përballë sulmeve ruse ndërsa vendi feston sot Krishtlindjet. Në fjalimin e tij me rastin e Krishtlindjeve Zelensky tha: “Liria ka një çmim të lartë. Por skllavëria ka një çmim edhe më të lartë.” Sulmet me raketa dhe dron të […]

Në fjalimin e tij me rastin e Krishtlindjeve Zelensky tha: “Liria ka një çmim të lartë. Por skllavëria ka një çmim edhe më të lartë.”

Sulmet me raketa dhe dron të Rusisë kanë lënë miliona ukrainas pa energji, ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm.

Më herët të shtunën, sulmet ajrore ruse vranë 10 persona në qytetin jugor Kherson të Ukrainës, thanë zyrtarët.

Autoritetet rajonale thanë se 68 persona të tjerë u plagosën, ndërsa u bënë thirrje banorëve vendas që të dhurojnë urgjentisht gjak, shkruan BBC.

Duke e përshkruar Rusinë si një “vend terrorist”, Zelensky akuzoi trupat ruse për “vrasje”.

Në një postim në rrjetet sociale, ai tregoi foto të rrugëve të mbushura me trupa të pajetë dhe makina të djegura, duke thënë se “bota duhet të shohë dhe të kuptojë se me çfarë të keqeje absolute po luftojmë”.

Kherson, i vetmi kryeqytet rajonal i pushtuar nga Rusia që kur nisi pushtimin e saj i plotë më 24 shkurt, u çlirua nga Ukraina muajin e kaluar. Që prej aso kohe Ukraina ka qenë shpesh në shënjestër nga forcat ruse të pozicionuara në bregun e majtë (lindor) të lumit Dnipro.

Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë shënjestruar civilët në sulmet e saj. Megjithatë, presidenti Vladimir Putin ka pranuar së fundmi se trupat ruse kanë goditur objektet kritike energjetike të Ukrainës.

Shumica e ukrainasve janë të krishterë ortodoksë dhe sipas tradityës ata festojnë natën e Krishtlindjes më 6 janar. Megjithatë, kohët e fundit një pjesë e konsiderueshme e popullsisë festojnë Krishtlidnjen më 25 dhjetor. Në një fjalim me video drejtuar kombit të shtunën vonë, Zelensky tha:

“Ne duruam në fillim të luftës. Ne duruam sulme, kërcënime, shantazh bërthamor, terror, sulme me raketa. Le të durojmë këtë dimër sepse ne e dimë se për çfarë po luftojmë. Ne do të festojmë festat tona! Si gjithmonë. Do të buzëqeshim dhe do të jemi të lumtur. Si gjithmonë. Ndryshimi është një. Nuk do të presim për një mrekulli. Në fund të fundit, ne e krijojmë vetë.”

Për shumë ukrainas, këtë vit Krishtlindjet do të jenë në errësirë dhe në të ftohtë. Por ukrainasit thonë se vështirësitë i kanë bërë ata vetëm më të fortë, pasi lufta hyn në muajin e saj të 11-të.

Të shtunën, luftimet e ashpra vazhduan në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, ku trupat ruse sulmuan qytetin strategjik të Bakhmut./Abcnews.al/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?