Zelensky: Me afrimin e festave, terroristët rusë mund të aktivizohen sërish

Zelensky: Me afrimin e festave, terroristët rusë mund të aktivizohen sërish

Presidenti ukrainas,Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për sulme të mundshme ruse gjatë sezonit të festave. Ai u bëri thirrje ukrainasve që të jenë vigjilentë ditët në vijim. “Me afrimin e sezonit të festave, terroristët rusë mund të aktivizohen përsëri”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm. Presidenti u takua me udhëheqësit ushtarakë ukrainas më 23 […]

“Me afrimin e sezonit të festave, terroristët rusë mund të aktivizohen përsëri”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm.

Presidenti u takua me udhëheqësit ushtarakë ukrainas më 23 dhjetor, pasi u kthye në Kiev nga Uashingtoni, ku tha se ushtria po përgatitet për muajt e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm.

“Detyrat tona mbesin të pandryshuara. Ky është çlirimi i tokës sonë, është siguria për popullin tonë, rindërtimi i vendit tonë pas sulmeve ruse. Këto janë komponentët e fitores së Ukrainës, që ne po u ofrohemi hap pas hapi”, tha ai.

Vizita e Zelenskyt në SHBA më 21 dhjetor ishte e para pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt. Ai tha se ndihma e SHBA-së për Ukrainën është vendimtare.

Në Shtëpinë e Bardhë, ai zhvilloi një takim me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, me të cilin diskutoi ndihmën dhe rrjedhën e luftës. Ai, po ashtu, zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Kongresit nga të dyja partitë.

Biden shpalli një paketë të re ndihme për Ukrainën – në vlerë prej 1.85 miliard dollarësh – e cila përfshin edhe një bateri të sistemit mbrojtës raketor, Patriot.

Zelensky tha se sistemi Patriot është pjesa më e fuqishme e paketës së re.

Megjithatë, ky sistem nuk do të pozicionohet menjëherë, sepse trupat amerikane fillimisht duhet t’i trajnojnë forcat ukrainase se si ta përdorin dhe mirëmbajnë atë.

Patrioti konsiderohet si një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore amerikane dhe ofron mbrojtje kundër avionëve, raketave lundruese dhe atyre balistike. /REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?