Xhirimet e krimeve të Serbisë në Kosovë, rrezikojnë të zhdukën

Xhirimet e krimeve të Serbisë në Kosovë, rrezikojnë të zhdukën

Shumica e krimeve makabre serbe mbi popullin civil të Kosovës gjatë periudhës së luftës, janë të dokumentuara edhe vizuelisht nga koleksionisti Esat Shala. Ai kërkon nga shteti që t`i dalë në ndihmë, që këto dëshmi të ruhen nga shteti. Në luftën e fundit në Kosovës u vranë mbi 11 mijë shqiptarë nga forcat serbe. Prej […]

Në luftën e fundit në Kosovës u vranë mbi 11 mijë shqiptarë nga forcat serbe.

Prej tyre 8662 ishin civil shqiptarë të paarmatosur e mbi 2 mijë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Forcat ushtarake dhe policore serbe kryen rreth 400 masakra e fshati me numrin më të madh të personave të masakruan është Meja e Gjakovës mbi 300 të masakruar. Ushtria e policia serbe nuk kursyen fëmijët, të rinjtë gra e të moshuar.

20 mijë gra u dhunuan e mbi 1600 persona edhe 23 pas luftës figurojnë të humbur.

Rreth 1 milion shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre, kurse serbët dogjën mbi  100 mijë objekte e që vlera e dëmit vlerësohet të jetë 22 miliardë dollarë amerikanë.

Për këto krime e këtë gjenocid që Serbia ka kryer në Kosovës, ekzistojnë fakte e dëshmi të shumta.

Por, 2000 mijë kaseta e 4000 mijë orë incizim për atë çfarë ka bërë shteti serbë dy dekada më parë mbi shqiptarët në Kosovë,  rrezikojnë të humbin.

Pikërisht për këtë, Esat Shala ka kërkuar ndihmën e shtetit për digjitalizimin e këtyre materialeve.

Ndonëse një person privat ka arritur të mbledhë gjithë këtë material dëshmues të krimeve serbe, Agjencia Shtetëror e Arkivave të Kosovës nuk e ka asnjë video, fotografi apo dokument mbi atë se çfarë kanë bërë forcat serbe 20 vjet më parë në Kosovë.

Pikërisht në lidhje me këtë, Ministria e Drejtësisë parë një viti i kishte bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës e organizatave që posedojnë dëshmi e fakte të krimeve të kryera gjatë luftës nga forcat serbe, t’i dërgojnë ato në  email, të cilin ministra e kishte publikuar. Në një përgjigje me shkrim për RTK-në nga kjo ministri,  kanë thënë se gjatë kësaj kohe, Ministria e Drejtësisë ka pranuar një numër të dhënash në formë të shkruar, foto, por edhe video.

Më tej në këtë përgjigje thuhet se, me themelimin dhe funksionalizimin e Institutit për Dokumentimin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Ministria e Drejtësisë do t`i bartë të gjithë dokumentacionin dhe dëshmitë e pranuar në këtë Institut.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?