Vuçiq i ofron punë në ministri të riut që u dënua me burg se bërtiti “vrite, vrite shqiptarin”

Vuçiq i ofron punë në ministri të riut që u dënua me burg se bërtiti “vrite, vrite shqiptarin”

Në manifestimin e Gazimestanit kishte hipur mbi skenë për të bërtitur “vrite, vrite shqiptarin” si dhe “Kosova është Serbi” i riu serb Nikolla Nedjellkoviç. Autoritetet e Kosovës e dënuan me gjashtë muaj burg për nxitje të urrejtjes ndëretnike, nxitje të përçarjes dhe mosdurim. Nedjellkoviç e kreu dënimin këtë të hëne dhe u nis për Serbi, […]

Autoritetet e Kosovës e dënuan me gjashtë muaj burg për nxitje të urrejtjes ndëretnike, nxitje të përçarjes dhe mosdurim.

Nedjellkoviç e kreu dënimin këtë të hëne dhe u nis për Serbi, për t’u pritur me nderime nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Me fjalë përkdhëlese e lavduese, Vuçiç i ofroi punë këtij të riu përçarës, kualifikimi moral e intelektual i të cilit, siç tregohet nga pritja presidenciale serbe, është urrejtja ndaj shqiptarëve.

“A dëshiron të punosh në zyrë [e ashtuquajtur për Kosovën] ose ministri” e pyeti Vuçiç, ndaj të cilës pyetje pasoi folklori qesharak përgjigjës i të riut, se “dëshiroj t’i ndihmojë serbët e Kosovës”, siç e citoi media serbe “Blic.rs” të ketë thënë, përcjell Reporteri.net.

“Kemi dy oferta për ju, për të punuar, a dëshironi të bëni punë humanitare në zyrën për Kosovë apo dëshironi të punoni në Ministrinë e Teknologjisë Informative, zgjidhni vetë. Besojmë se dikush me kokë të pastër dhe qëndrim patriotik si ju mund të ndihmojë shumë. Mësuam shumë edhe për prindërit dhe motrat tuaja, pamë se nga çfarë familje vini dhe do të jeni një përforcim për vendin”, tha Vuçiç.

Nedjellkoviç në zyren presidenciale serbe ishte me të atin dhe të emën e tij.

“Në rend të parë, të falënderoj Nikolla, dhe ty, Sllobodanka dhe Dragomir, që sot jeni me të birin tuaj. Nikolla, ty kanë qenë duke të pritur më së shumti”, vazhdoi Vuçiç në mellodramën para kamerave të transmetuesve serbë.

Presidenti i Serbisë iu drejtua të riut se “unë e di që ti s’je fajtor për asgjë”.

Si ngjau rasti i Nikolla Nedjellkoviç?

Më 26 qershor në festën serbe të Vidovdanit në Gazimestan, Nedjellkoviç kishte hipur në binë për të bërtitur mesazhe  si “vrite, vrite shqiptarin” me fanel të hartës së Kosovës të ngjyruar me flamurin e Serbisë.

Gjatë tërë kohës, me zë të lartë, ai bërtiste “Kosova është Serbi, e gjithë Rusia, Kosova është e Serbisë si dhe vrite vrite shqiptarin”.

Ai u dënua me gjashtë muaj burg për nxitje të urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit, derisa vetëm këtë të hëne e kreu dënimin e shqiptuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?