Vrasja e para një viti në Klinë, babai i të akuzuarit thotë se ishin shantazhuar me foto e video nga vëllai i viktimës

Vrasja e para një viti në Klinë, babai i të akuzuarit thotë se ishin shantazhuar me foto e video nga vëllai i viktimës

Në seancën e shqyrtimit gjyqësor të së enjtes, dëshmitari Miftar Deliu, babai i të pandehurit, tha se ishin shantazhuar me fotografi dhe video nga Valdrin Balaja, vëllai i viktimës, V.B. Këtë deklarim e bëri dëshmitari Miftar Deliu, në gjykimin ndaj të pandehurit Fatlum Deliu, i cili akuzohet për vrasjen e V.B, raporton “Betimi për Drejtësi”. […]

Këtë deklarim e bëri dëshmitari Miftar Deliu, në gjykimin ndaj të pandehurit Fatlum Deliu, i cili akuzohet për vrasjen e V.B, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari Miftar Deliu, babai i të pandehurit Fatlum Deliu, deklaroi se Valdrin Balajn e kishte njohur në momentin kur F.Sh e kishte dërguar në takim me të.

Ai tutje tha se në atë takim kishte biseduar me të rreth disa videove dhe fotografive që Valdrin Balaj po i dërgonte gjatë gjithë kohës familjarëve dhe të afërmve të tyre.

Dëshmitari deklaroi se atë ditë ai kishte kërkuar nga Balaj që t’i fshinte ato foto dhe video.

Sipas dëshmitarit, Balaj nuk kishte pranuar t’i fshinte ato video dhe më pas deklaroi se ai bashkë me birin e tij të pandehurin Fatlum Deliu, kishin humbur kontrollin dhe i pandehuri e kishte goditur atë.

Më pas të nesërmen, sipas dëshmitarit, ata ishin takuar përsëri më vëllain e madh të Valdrin Balajt, K., ku kishin biseduar dhe pajtuar që të mos kenë më probleme..

Sipas tij, ata kishin arritur marrëveshje që t’i fshinin videot dhe fotografit, dhe ta lënin të qetë familjen e tij.

Mirëpo, dëshmitari tha se ditën e nesërme Valdrin Balaj prapë i kishte dërguar video familjarëve dhe i kishte postuar ato.

Ditën kritike, dëshmitari tha se ishte në lokalin “Arena”, ku më herët vetëm se ishte kontaktuar nga Valdrin Balaj e ku ky i fundit së bashku me viktimën, kishin tentuar ta sulmojnë atë.

“Ata duke dashur të më sulmojnë unë jam ngritë në këmbë, duke e shtyrë karrigen, por njëri nga ta e kishte dorën në gjep gjithë kohën. Kanë ndërhyrë ata që ishin në lokal në ato momente ka hyrë Fitimi dhe i ka kap i ka marrë dhe i ka largu prej lokalit”, tha dëshmitari Miftar Deliu.

Tutje, ai e kishte telefonuar të birin e tij, të pandehurin Fatlum, që të kenë kujdes se mos po i sulmojnë dhe ata vëllezërit Balaj.

“Në kafe erdh Fitimi prapë, më tha çu se po dojnë me të mytë dhe ai më kapi për krahu dhe më dërgoj në kerr”, shtoi dëshmitari.

Ai tha se ishte në veturë me F.Sh, duke u kthyer kur i kishte dëgjuar të shtënat e armës, duke menduar se kishin shtënë në bijtë e tij.

Ndërsa me të arritur tek vendi i ngjarjes i kishte parë të ndjerin në tokë, dhe të pandehurin më larg nga ai.

Tutje, u dëgjua edhe eksperti mjekësisë ligjore Musa Gashi, specialist i mjekësisë ligjore, i cili sqaroi se viktima kishte vdekur nga plagët e marra.

Gashi tha se nuk përjashtohet mundësia se ato plagë t’i ketë shkatuar edhe nga rënia në tokë dhe kontaktit me tokën.

Pas këtij u dëgjua edhe dëshmitari tjetër R.E, i cili tha se për vdekjen e V.B e kishte kuptuar nga gruaja e viktimës, duke e pyetur për ve ndodhjen e tij.

Seanca e radhës u caktua për 9 shkurt 2023 në ora 09:00.

Ndryshe, sipas aktakuzës të ngritur më 4 korrik 2022 nga Prokuroria e Pejës, e ngarkon të pandehurin Falum Deliu se më 16 qershor 2021, në Klinë ka privuar nga jeta personin tjetër dhe me dashje ka vë në rrezik jetën e personave tjerë për shkak të një mosmarrëveshje të vazhdueshme për rreth një javë që kishin me Valdrin Balaj, vëllain e tani të ndjerit V.B.

Sipas aktakuzës i pandehuri kishte qenë nën shoqërimin e vëllait të tij të mitur, vërejnë vëllezërit V.B dhe Valdrin Balaj, ku pastaj i pandehuri nga brezi nxjerr revolen e tij të tipit “M57” dhe në distancë rreth 20m shtie tri herë në drejtim të viktimës duke e goditur atë me një predhë në pjesën e pasme të kokës dhe duke e rrezikuar edhe jetën e V.B.

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga 173par.1 pika 1.5 të KPRK-së

Po ashtu i pandehuri ngarkohet për armëmbajtje pa leje dhe atë pistoletë të llojit “M57”, një karikator dhe katër fishekë

Me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366par.1 të KPRK-së.

Kurse i mituri R.D sipas Prokurorisë ngarkohet për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje, pasi vëllai i të ndjerit kishte filluar të ikte, kishte shtënë më armë në ajër sepse frikësohej se mund të sulmohej./BetimipërDrejtësi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?