Ukraina rrëzon 15 raketa ruse mbi Kiev

Së paku 15 raketa janë shkatërruar mbi kryeqytetin e Ukrainës të enjten, ka konfirmuar kryetari i Kievit, Vitali Klitschko. Në një përditësim, Klitschko tha: “Sipas informacioneve fillestare të forcave mbrojtëse ajrore, 15 raketa janë shkatërruar mbi Kiev”, shkruan Sky News, transmeton Periskopi. Ai shtoi se disa shpërthime janë dëgjuar në qytet. Tre njerëz janë lënduar […]
Në një përditësim, Klitschko tha: “Sipas informacioneve fillestare të forcave mbrojtëse ajrore, 15 raketa janë shkatërruar mbi Kiev”, shkruan Sky News, transmeton Periskopi.
Ai shtoi se disa shpërthime janë dëgjuar në qytet.
Tre njerëz janë lënduar si pasojë e shpërthimeve, dhe së paku dy shtëpi janë dëmtuar si pasojë e një rakete.
Në anën tjetër, në Odesa u raportua se 21 raketa janë rrëzuar.
Lideri rajonal, Maksym Marchenko, tha se fragmente të raketave kanë rënë mbi një ndërtesë residente, por që nuk u raportua për të lënduar.
Këto sulme ai i përshkruajti si “sulme masive raketore” mbi Ukrainë.
Gjithashtu u raportua se raketata u penguan edhe në rajonin veri lindor Sumy.
Ukraina pretendoi se 120 raketa janë lansuar nga Rusia të enjten./Periskopi/
(Foto nga arkivi)












