Tre akademikë: Mehmet Kraja të dorëhiqet urgjentisht, trashi turpin hap pas hapi

Tre akademikë: Mehmet Kraja të dorëhiqet urgjentisht, trashi turpin hap pas hapi

Akademikët Jusuf Bajraktari, Hivzi Islami dhe Frashër Demaj kanë kërkuar dorëheqjen urgjente të Mehmet Krajës, kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Në një reagim të përbashkët, tre akademikët e kanë akuzuar Krajën për keqpërdorim të ueb-faqes së ASHAK-ut. Sipas tyre, publikimi i analizës “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, […]

Në një reagim të përbashkët, tre akademikët e kanë akuzuar Krajën për keqpërdorim të ueb-faqes së ASHAK-ut.

Sipas tyre, publikimi i analizës “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, e cila nxiti reagime të shumta është vetëm një rast që Kraja ka keqpërdorur këtë institucion.

Bajraktari, Islami dhe Demaj kanë bërë me dije së Kraja urgjentisht duhet të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të ASHAK-ut.

Tre akademikët kanë treguar se keqpërdorimet e kryeakademikut filluan me heqjen e disa “In Memoriame” nga faqja e institucionit.

“Para skandaleve lidhur me dokumentin megaloman të Kryetarit të Akademisë, M. Kraja, i cili ka një kohë që po e keqpërdor edhe faqen zyrtare të saj. Së pari kjo ndodhi me disa “In Memoriame” për miqtë e tij jashtë Akademisë, të cilët pasi qëndruan gjatë, me ridizajnimin e faqes, u hoqën, por në arkiv ruhen! Pastaj vazhdon avazin me tekst-pamfletin e tij, të publikuar disa herë dhe në disa vende brenda 11 muajve, por në vëllim të ndryshëm dhe në versione të retushuara: hiq e fut tekste, njëherë në emër të Akademisë, herën tjetër në emrin e tij personal”, është thënë në reagim.

Me tej, ata kanë përmendur rastin e publikimit të analizë “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”.

Sipas tre akademikëve, kjo analizë në ueb-faqen është futur me 21 dhjetor të këtij viti dhe jo më 23 dhjetor.

“Në versionin e “23 nëntorit 2022”, në 36 faqe, në faqen zyrtare të Akademisë, në fund të tekstit figuron data e 24 janarit 2022. Në të vërtetë, sipas hulumtimeve tona, ky tekst nuk është futur më 23 nëntor 2022, por më 21 dhjetor 2022, atë ditë kur është publikuar në “facebookun” e tij, në ora 2:52, ku akuzohen H. Thaçi, E. Rama, A. Ahmeti, D. Abazoviqi, B. Pacolli dhe riredaktohen tekstet për ngjarje të ndryshme historike dhe aktuale, nga “Beteja e Kosovës” deri më sot etj.! Ndërkaq, në faqen zyrtare të Akademisë të “23 nëntorit” (në fakt të 21 dhjetorit) hiqen emrat dhe denoncimet ndaj personave të përmendur, por ka edhe ndryshime të tjera esenciale”, thuhet në reagim, duke shtuar se këto fakte flasin për qëndrimet labile të kryeakademikut.

Veprimi i Krajës për të hequr analizën krejtësisht nga qafja e akademisë, sipas tyre, është i turpshëm.

“Edhe ky fakt flet për një veprim perfid, manipulativ dhe për qëndrimin e tij labil. Gjithë opinioni e pa se bëhet fjalë për një keqpërdorim dhe falsifikim flagrant të z Kraja! Ndërhyrja e drejtuesit të institucionit në faqen zyrtare të tij është shkelje e rëndë institucionale dhe morale! Për të qenë turpi edhe më i madh, dje (e hënë, 26 dhjetor 2022, pas dite), e ka hequr krejtësisht nga ueb-faqja e Akademisë vegëzën “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, të cilën vet e ka vënë më 21 dhjetor 2022!”, kanë vlerësuar akademikët.

Akademikët të parti të ASHAK-ut ia kanë përmendur edhe çështjen e “Big Brother”.

“Më 21 dhjetor 2022 del një tekst në “facebookun” e Krajës, pra me emrin e tij, e kjo ndodhi katër ditë pas skandalit me “Big Brother” dhe kritikës që i bënte drejtuesi i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, por edhe reagimeve të opinionit të gjerë. Duket që Kraja këtë e bëri për ta mbuluar turpin me shpërndarjen e tekstit të një mësuesi italian që e fyen “Big Brotherin”. Për manipulimet e sipërpërmendura, kërkojmë që Mehmet Kraja urgjentisht të japë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të ASHAK-ut. Ky akt do të shërbejë si veprim i duhur akademik dhe institucional i ruajtjes së dinjitetit të Akademisë dhe anëtarëve të saj.”, përfundon reagimi i tre akademikëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?