Sveçla para 5 ditësh: Po punojmë që Panqitin ta dërgojmë në objekt adekuat për vazhdimin e paraburgimit

Sveçla para 5 ditësh: Po punojmë që Panqitin ta dërgojmë në objekt adekuat për vazhdimin e paraburgimit

Para pesë ditësh, ministri i punëve të brendshme, z.Xhelal Sveçla, deklaronte se mes njerëzve që kishin synim ‘bllokimin e veprimeve ligjore të Republikës së Kosovës’, ishte ish polici Dejan Pantiq, që ‘akuzohet për terroizëm’ dhe që i njëjti, sot u dërgua në arrest shtëpiak. Më poshtë, deklarata e plotë e Sveçlës para gazetarëve: Unë ju […]

Para pesë ditësh, ministri i punëve të brendshme, z.Xhelal Sveçla, deklaronte se mes njerëzve që kishin synim ‘bllokimin e veprimeve ligjore të Republikës së Kosovës’, ishte ish polici Dejan Pantiq, që ‘akuzohet për terroizëm’ dhe që i njëjti, sot u dërgua në arrest shtëpiak.

Më poshtë, deklarata e plotë e Sveçlës para gazetarëve:

Unë ju bëj thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet e Republikës së Kosovës dhe të mos bien pre e presioneve dhe shantazheve të Beogradit. Barrikadat tashmë kanë humbur arsyen me të cilën ata i patën ngritur. Arsye të cilat në asnjë moment nuk kanë qëndruar. I vetmi qëllim i tyre është bllokimi i veprimeve ligjore të Republikës së Kosovës. Ato nisën pas arrestimit të ish zyrtarit policor Pantiq i cili akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues. 

Por, tashmë, rreth barrikadave çdo ditë po njoftohemi me kërkesa të reja të shtyra nga Serbia, për arritjen e qëllimeve të tyre politike.

Kërkohet lirimi i Pantiq, që padyshim se është i papranueshëm. Policia e Kosovës ka arrestuar sipas kërkesës së organeve të drejtësisë dhe se nuk është detyrë e Policisë së  Kosovës lirimi i të arrestuarve, por është ushtrimi i autorizimeve të tyre dhe zbatimi i urdhrave në mënyrë të ligjshme, të bazuara në Kushtetutë.

Mu për shkak të barrikadave, bllokimit të rrugëve dhe lirisë së lëvizjes, ai po mbahet në stacionin policor në afërsi të kufirit në Jarinje. Është diskutuar shumë për mbajtjen dhe gjendjen shëndetësore të tashmë të ndaluarit Dejan Pantiq. Padyshim, që ai duhet të ishte në qendrën përkatëse për mbajtje e jo në stacion policor. Por përkundër kësaj gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ka trajtimin e duhur. Lidhur me këtë rast, ne kemi proceduar kërkesën tek partnerët tanë për transferimin e tij në objektet adekuate që të vazhdojë paraburgimin dhe procedurat e mëtutjeshme. Prandaj, për ne mbetet prioritet transferimi i tij përmes bashkëpunimit me partnerët tanë. Largimi i barrikadave e mundëson këtë transferim nga Policia e Kosovës, lehtë dhe sigurt./Periskopi 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?