Sulmuesi në Paris që vrau tre persona e pranon se ishte racist

Sulmuesi në Paris që vrau tre persona e pranon se ishte racist

Sulmuesi që vrau tre persona më 23 dhjetor në Paris, e pranon se ishte racist. Francezi 69-vjeçar, i cili hapi zjarr në një qendër kulturore të komunitetit kurd në Paris, u tha hetuesve se ishte racist, tha të shtunën një burim i afërt me rastin. Të shtënat shkaktuan panikë në rrugët e mbushura me dyqane […]

Francezi 69-vjeçar, i cili hapi zjarr në një qendër kulturore të komunitetit kurd në Paris, u tha hetuesve se ishte racist, tha të shtunën një burim i afërt me rastin.

Të shtënat shkaktuan panikë në rrugët e mbushura me dyqane dhe kafene, në lagjen e 10-të të modës të kryeqytetit francez.

Arma të cilën e kishte përdorur sulmuesi, ishte një pistoletë “shumë e përdorur” e ushtrisë amerikane Colt 1911.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se “kurdët në Francë kanë qenë objektiv i një sulmi në zemër të Parisit” dhe urdhëroi shefin e policisë së Parisit të takohet me udhëheqësit e komunitetit kurd të shtunën.

Sipas Këshillit Demokratik Kurd në Francë (CDK-F), të vdekur janë dy burra dhe një grua.

Pas sulmit, në Paris u mbajtën edhe protesta.

Prokuroria në Paris tha se i dyshuari, 69 vjeç, së fundi ishte liruar nga paraburgimi teksa po priste nisjen e gjyqit për një sulm me shpatë në një qendër të migrantëve. Sulmi kishte ndodhur vitin e kaluar dhe ishin plagosur disa persona.

Disa orë pas sulmit, protestuesit kurdë u përleshën me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Protestuesit hodhën në drejtim të policisë gjësende të forta, përfshirë kosha të plehrave dhe dëmtuan tavolinat e restoranteve.

Ata thanë se po shprehnin zemërimin lidhur me sulmin, duke shtuar se forcat e sigurisë franceze bën pak për ta parandaluar atë./rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?