Sulmi tronditi Parisin, shokon autori që vrau emigrantët: I urrej, janë armiqtë e mi

Sulmi tronditi Parisin, shokon autori që vrau emigrantët: I urrej, janë armiqtë e mi

Autoritetet franceze thonë se personi i cili dyshohet se vrau të premten tre pjestarë të komunitetit kurd në Paris, u ka thënë hetuesve, se ai ishte nisur atë mëngjes me synimin për të vrarë imigrantë ose të huaj, e më pas veten. Gjatëdhjetë e nëntë vjeçari, vrau tre persona jashtë një qendre kulturore kurde dhe […]

Autoritetet franceze thonë se personi i cili dyshohet se vrau të premten tre pjestarë të komunitetit kurd në Paris, u ka thënë hetuesve, se ai ishte nisur atë mëngjes me synimin për të vrarë imigrantë ose të huaj, e më pas veten. Gjatëdhjetë e nëntë vjeçari, vrau tre persona jashtë një qendre kulturore kurde dhe plagosi tre të tjerë. Ishte një prej të plagosurve që kishte arritur ta çarmatoste atë tha të dielën zyra e prokurorit të Parisit.

I dyshuari për sulmin me armë zjarri, u ndalua në vendngjarje dhe u dërgua të shtunën në një spital psikiatrik. Emri i tij nuk është bërë i ditur. Ai pritet të përballet me akuza për vrasje me motive raciste, e tentativë për vrasje. Në një deklaratë të dielën, zyra e prokurorit tha se i dyshuari u kishte thënë hetuesve se një vjedhje në vitit 2016, në shtëpinë e tij, kishte shënuar një pikë kthese për të, duke ndezur atë çka ai e quajti “urrejtje ndaj të huajve, plotësisht patologjike”.

Sulmi me armë zjarri në një lagje të populluar të Parisit tronditi e zemëroi komunitetin kurd, që u hodh në protesta, të cilat u shoqëruan edhe me përplasje të dhushme me policinë. Ngjarja ka krijuar shqetësime lidhur me krimet me bazë urrejtjen në një kohë kur zërat e ekstremit të djathtë kanë fituar peshë në Francë dhe në mbarë Evropën.

I dyshuari u tha hetuesve se nuk i njihte viktimat, të cilën i përshkroi të gjithë si “të huaj, joevropianë” e armiq të tij, thuhet në një deklaratë të prokurorisë. Dy nga të plagosurit janë ende të shtruar në spital me lëndime në këmbë. Hetuesit po shqyrtojnë kompjuterin dhe telefonin e autorit të sulmit, por nuk kanë gjetur ndonjë lidhje të konfirmuar të tij me grupe që përfaqësojnë ideologji ekstremiste./VOA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?